“Kërcënimet janë shtuar”/ Macron: Sulmet hibride ruse nuk do të mbeten pa përgjigje
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do t’i kërkojë Komisionit Evropian të përshpejtojë masat për ruajtjen e gazit natyror në nivel evropian.
Macron tha se nivelet historikisht të larta të çmimeve të karburanteve lidhen, sipas tij, me luftërat dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Ai theksoi se situata është përkeqësuar edhe nga dëmtimi i infrastrukturës energjetike në Rusi dhe Ukrainë, si pasojë e luftës.
Sipas presidentit francez, rritja e çmimeve të energjisë është reflektuar në tregjet në mbarë botën dhe nuk pritet të ketë ndryshime të shpejta në javët e ardhshme. Macron foli gjithashtu për intensifikimin e kërcënimeve hibride ruse ndaj Francës dhe vendeve të tjera evropiane.
Pas takimit me drejtuesit e partive politike franceze, ai bëri të ditur se i ka kërkuar qeverisë të hartojë një plan për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. “Rusia do të bënte një gabim nëse vazhdon të veprojë në këtë mënyrë”, deklaroi Macron, duke paralajmëruar se këto veprime nuk do të mbeten pa përgjigje.
Ai shtoi se objektivi i sulmeve hibride është të frikësojë evropianët dhe të dobësojë mbështetjen për Ukrainën, por sipas tij rezultati do të jetë i kundërt.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128