Reforma Territoriale, Braçe nxjerr bllof qeverinë e Ramës: Nuk është diskutuar me deputetët
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi se ende nuk është bërë një diskutim i plotë për Reformën Territoriale me deputetët.
“Reforma Territoriale mund të jetë diskutuar në ato takime që kryeministri ka bërë me drejtuesit politikë të qarqeve dhe natyrisht pastaj edhe në këto takimet që janë bërë me kuorume të caktuara në territor. Me deputetët jo. Unë e kam marrë vesh ndarjen e kufijve nga media, por ama që të jetë bërë një diskutim i plotë për reformën ende nuk është bërë. Dhe natyrisht kjo është jetike për t'u ndarë me ne. Ore, nuk janë vetëm ata që kanë qenë në atë komision apo vetëm ata që mblidhen si drejtues politik qarqesh njerëzit që mendojnë dhe dinë në këtë trupën e mazhorancës. Mund të dinë dhe të tjerë, mund të kenë edhe përvojë profesionale, por mund të kenë edhe përvojë që e kanë fituar nga territori në këtë rast. Prandaj po them, që debati është impostuar gabim. Debati duhet të shkojë te kompetencat, jo thjesht dhe vetëm akses përkundrejt fondeve të Bashkimit Europian, por edhe akses mbi fondet kombëtare në radhë të parë”, tha Braçe në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në A2CNN.
Sipas tij, “harta e re territoriale është impostuar gabim e gjitha”.
“Sepse çdo gjë është impostuar “do shkrihet kjo, do shkrihet ajo”. Thelbi i gjithë kësaj reforme janë kompetencat. Nuk po i hyj atij argumentit që thuhet që duhet të shkojmë te ndarja që ishte para viteve ‘90, sepse ajo është ndarja më e studiuar apo më e mira. Por, nëqoftëse i shkojmë atij argumenti, dua të njëjtat kompetenca që kishin komitetet ekzekutive para viteve ‘90. Pse duhet t'i mbajë qeveria qendrore këto kompetenca? Pse duhet ta mbajë arsimin si funksion qeveria qendrore? Po, qeveria qendrore patjetër mund të mbajë politikat arsimore, mund të mbajë kurrikulën dhe natyrisht mund të mbajë edhe kontrollin mbi cilësinë e këtij arsimi. Duhet që qeveria qendrore të lëshojë masivisht pushtet tek pushteti vendor. Qeverisja vendore nuk duhet të përqëndrojë pushtetin tek i pari i atij institucioni që është bashki nesër, akoma dhe më e madhe. Por, duhet ta delegojë tek njësitë administrative dhe deri tek kryeplaku, që është një tjetër pushtet atje poshtë”, theksoi Braçe.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128