Dorëhiqet vetëm 3 orë pas emërimit drejtori i Kadastrës së Elbasanit, Everest Kazheli

9 October 2026, 22:14 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dorëhiqet vetëm 3 orë pas emërimit drejtori i Kadastrës

Everest Kazheli ka qëndruar vetëm pak orë në krye të Kadastrës së Elbasanit. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra vetëm 3 orë pasi ishte emëruar, ndërsa arsyet e këtij vendimi të papritur nuk janë bërë ende publike.

Në vend të tij është caktuar Gentian Mahmutaj, i cili deri më tani mbante postin e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kazheli drejtonte më parë Kadastrën e Fierit, institucion që është përfshirë në çështje të denoncuara për tjetërsim pronash.

Deri tani, nuk ka një shpjegim zyrtar për dorëheqjen e tij, e cila erdhi menjëherë pas ndryshimit në drejtimin e institucionit.

Po ndodh...