DW jehonë revoltës: Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar përmirësimin e sistemit arsimor

Qindra studentë u mblodhën të enjten (13.10.) përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentët u shprehën se janë rikthyer në protestë për të kërkuar llogari për premtimet e pambajtura që nga viti 2018, kur mijëra të rinj u ngritën në demostrata masive për përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë.
Këtë herë ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë si përgjegjesin kryesor.
"Ne jemi këtu si rrjedhojë e hesapeve të pambyllura të vitit 2018 dhe ndryshe nga kohë më përpara nuk vijmë sot me kërkesa, por vijmë me 1001 arsyet tona për të protestuar dhe për të mos pranuar më negociimin me këtë qeveri." - thotë një nga protestuesit.
Sipas pjesëmarrësve konviktet janë në kushte skandaloze, kurrikulat janë të papërditësuara, tregu i punës për studentët pasi mbarojnë studimet është skandaloz. "Ajo që duam ne është meritokracia dhe kushte të mira në shkollë." thotë një protestues tjetër.
Gjatë protestës pjesëmarrësit hodhën gurë, vezë, bojë dhe kapsolla drejt godinës së Ministrisë së Arsimit si dhe shkulën kangjellat dhe pllakat e trotuareve
Situata u tensionua më tej, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur autobote me ujë dhe gaz lotsjellës.
Gjatë ndërhyrjes uniformat blu shoqëruan në komisariat edhe disa prej protestuesve.
Protesta e studentëve vazhdoi drejt Bashkisë së Tiranës.
Reagon qeveria dhe opozita
Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, ku u mbajt konferenca e radhës ndërqeveritare për mbylljen e bisedimeve për kapitullin20 "Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, në emër të socialistëve reagoi kreu i grupit, Taulant Balla.
"Studentët nuk janë terroristë me maska! Nuk ka nxënës që thyejnë dritaret e shkollës”, shkruan Balla.
Edhe për zëvendëskryeministren, Albana Koçiu, kjo nuk është protestë e studentëve, por e orkestruar nga opozita.
"E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të ‘provokuar' rëndë nga pllakat e trotuareve. Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike”, shkruan Koçiu.
Nga ana tjetër opozita akuzoi Policinë e Shtetit se po dhunon studentët.
"Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim! Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet. Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet! Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet. Duart larg studentëve”, shkruan Bardhi.
Çfarë ndodhi në 2018?
Protesta e studentëve në Shqipëri nisi në dhjetor të vitit 2018 dhe zgjati deri në shkurt të vitit 2019, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të mëdha qytetare dhe studentore në vend pas rënies së komunizmit.
Shkak u bë miratimi i VKM Nr. 288 (datë 22.05.2018), e cila parashikonte pagesa shtesë për provimet e mbartura (kreditet e pashlyera) dhe pakënaqësia e madhe lidhur me infrastrukturën e keqe në konvikte, cilësinë e ulët të arsimit dhe tarifat e larta të shkollimit.
Si rrjedhojë Kryeministri Edi Rama shfuqizoi VKM-në dhe ndërmori një ndryshim në kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, me Besa Shahinin. Gjithashtu qeveria miratoi vendime për përgjysmimin e tarifave.
Megjithatë përtej këtyre vendimeve, sot protestuesit shprehen se arsimi është përkeqësuar dhe po detyrohen të rinjtë të largohen nga Shqipëria.
Kjo rezistencë vjen në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash që kanë nisur që nga qershori, ku kërkesa kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
