Sali Berisha peng i Edi Ramës dhe PD si kolateral i pazarit politik!

10 October 2026, 14:13 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA
Sali Berisha peng i Edi Ramës dhe PD si kolateral i pazarit politik!

Nga Bato Kosova

Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike si pronë personale, ndërsa Edi Rama po përfiton nga një opozitë që premton luftë, por nuk arrin të prodhojë rezistencë reale. A është kjo thjesht paaftësi politike, apo një lojë që u shërben të dyve?

Sali Berisha prej vitesh u kërkon demokratëve sakrifica, u premton fitore dhe i thërret në beteja kundër Edi Ramës. Por sa herë vjen momenti për të treguar forcën e opozitës, përfundimi është zhgënjyes. Deklarata të forta, ultimatume, protesta të paralajmëruara me bujë dhe në fund një rezultat që nuk përputhet me retorikën.

Sot, dyshimi është më i madh se kurrë: A po e mban Berisha PD-në peng për të ruajtur pozicionin e vet, ndërsa Rama siguron vazhdimësinë e pushtetit?

PAZARI PËR NDARJEN TERRITORIALE: TRE MUAJ BISEDIME, ZERO REZULTAT

Për disa muaj, Berisha dhe përfaqësuesit e tij u përfshinë në diskutime me Ramën për ndarjen territoriale. Muaj mjalti në konsultime, dialog dhe bashkpunim, të krijohej përshtypja se gjithçka ishte mbyllur me bashkpunim. Pasi konsumuan muajt e mjaltit u kujtuan se duhet të dukeshin sikur kanë përplasje. 

Mazhoranca çoi draftin e saj në Kuvend, ndërsa PD-ja vazhdoj të konsumonte kohën me retorike. Berisha tha se skishte dyshim se Rama nuk do të bashkpunonte. Çudi! 

Nëse Berisha e dinte se Rama do ta çonte përpara draftin e vet, përse e la opozitën të humbiste muaj në negociata?

Nëse kishte një plan tjetër, përse nuk e paraqiti që në korrik?

Këtu lind dyshimi: Mos vallë këto diskutime shërbyen më shumë për të krijuar pamjen e një dialogu politik, sesa për të mbrojtur interesat e opozitës?

Dhe nëse nuk ishte kështu, Berisha duhet të shpjegojë se çfarë fitoi konkretisht PD-ja nga këto negociata.

Tallja me demokratët vazhdoj…

Në ditën e votimit në parlament, Berisha shpalli protestë kombëtare para Kuvendit. Pritshmëritë u ngritën, retorika ishte e fortë, por pjesëmarrja, në këtë protestë, në kulmin e saj arriti në rreth 100 persona. 

A nuk ka më PD-ja njerëz që t’i përgjigjen thirrjes së kryetarit të saj?

Apo demokratët janë lodhur nga betejat që shpallen si vendimtare dhe përfundojnë pa rezultat?

Berisha ka në dispozicion një parti me strukturë, drejtues dhe anëtarësi. Përse nuk arriti të organizonte një protestë që të ushtronte presion real mbi Kuvendin? 

Vetem në nivele drejtuese në gjithë vebdin ka mbi 2 mije persona. Nëse kjo ishte beteja kombëtare që premtoi, rezultati ishte një dështim politik që kërkon përgjegjësi.

Dhe nëse qëllimi ishte vetëm të krijohej përshtypja e rezistencës, atëherë kujt i shërben kjo lojë?

Berisha paralajmëroi rezistencë brenda seancës parlamentare. Por çfarë mbeti nga kjo rezistencë?

Hedhja e një veze dhe lagje me ujë u bënë imazhet që shoqëruan përplasjen në Kuvend. Kaq ishte beteja e madhe?

Berisha u premtoi demokratëve se do të bllokonte, do të rezistonte dhe do të impononte një tjetër realitet politik. Por Rama vazhdoi me axhendën e tij.

Në fund, kush e paguan çmimin e kësaj strategjie? 

Jo Berisha personalisht, por demokratët që besojnë ende te Sali Berisha dhe natyrisht shqiptarët që sot nuk kanë një alternativë.

Partia Demokratike po përballet me vështirësi për të mobilizuar qytetarët dhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë që të mbështesin qëndrimet e saj. Berisha vazhdon të shpallë beteja të reja, por demokratët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për rezultatet e betejave të mëparshme.

Tani Berisha po e zhvendos betejën te referendumi. Berisha e di se rruga e referendumit është e pamundur nga pazari i tij me Edi Ramen. Kjo rruge u provua edhe ne 2014 dhe u hodh poshte pasi mungon baza ligjore

Por Berisha thjesht e perdor referendumin si një tjetër mjet për të mbajtur militantët të mobilizuar rreth një beteje,e ndersa gjithçka është në funksion të mbajtjes peng të Partisë Demokratike. 

Për shqiptarët pyetja më e rëndësishme nuk është se çfarë thotë Berisha për Ramën, por çfarë rezultatesh prodhon përballë tij.

Loja tashmë është e qartë. Rama vazhdon të qeverisë, Berisha ruan rolin e tij si lideri i opozitës. Kështu, secili mund të ruajë pozicionin e vet, ndërsa demokratët paguajnë çmimin e një opozite të bllokuar nga interesat personale të Sali Berishës.

Sali Berisha nuk mund tu fshihet më demokratëve: qëllimi i tij nuk është të rrëzojë Edi Ramën, por të ruajë kontrollin mbi Partinë Demokratike. Sepse nëse çdo betejë përfundon me të njëjtin rezultat, nëse çdo protestë prodhon më pak se ç’premtohet dhe çdo strategji zëvendësohet me një tjetër premtim, atëherë problemi nuk është vetëm te Edi Rama.

Problemi është edhe te drejtimi i opozitës. Dhe demokratët kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga njeriu që u kërkon vazhdimisht sakrifica, por që duhet të tregojë se ku i çojnë ato sakrifica.

Një opozitë, nuk mund të jetë peng i kryetarit të saj./Alfapress.al

Po ndodh...