Shpërthim me tritol te “Myslym Shyri”, shënjestrohet makina e avokatit Idajet Beqiri

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.
Automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit .
Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
