Nga Madridi në Stamboll, Champions League ndez mbrëmjen me superduele
Ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve rikthejnë emocionet e garës më prestigjioze evropiane për klube, me disa përballje të mëdha që pritet të tërheqin vëmendjen e futbolldashësve.
Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me ndeshjet e xhiros së dytë, ku në program janë disa duele interesante mes skuadrave të mëdha të futbollit evropian.
Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, si dhe te dueli Galatasaray-Barcelona, dy ndeshje që pritet të sjellin rivalitet të fortë dhe emocione të shumta.
Njëra prej ndeshjeve më tërheqëse të mbrëmjes është ajo mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit. Dy skuadrat kanë histori dhe ambicie të mëdha në futbollin evropian, ndërsa përballja e tyre pritet të jetë një test i rëndësishëm në rrugëtimin drejt fazës tjetër të garës.
Një tjetër duel që premton spektakël është ai mes Galatasarayt dhe Barcelonës. Skuadra turke synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe atmosferën e njohur të tifozëve të saj, ndërsa Barcelona udhëton me synimin për të treguar cilësinë dhe ambiciet e saj në Evropë.
Përveç këtyre dy përballjeve, programi i së martës përfshin edhe disa duele të tjera interesante. Arsenali përballet me Lille, Interi me Club Brugge, ndërsa Bayerni i Mynihut udhëton te Vikingu.
Në program janë gjithashtu ndeshjet Lens-Sporting Lisbona, Sabah-Slavia Praga, Leipzig-PSV Eindhoven dhe Villarreal-Napoli, të cilat plotësojnë një mbrëmje të ngarkuar me futboll evropian.
Dy ndeshje janë paraparë të fillojnë nga ora 18:45, ndërsa gjitha tjerat do të nisin nga ora 21:00.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
