The Times: Infantino dyshohet se mori 1.6 milionë euro të padeklaruara mbi pagën zyrtare

13 October 2026, 10:56 / SPORT ALFA PRESS

 

The Times: Infantino dyshohet se mori 1.6 milionë euro të padeklaruara

Një pagë e dytë, përveç asaj zyrtare, e padeklaruar. Edhe një vilë luksi në bregdetin e Miami-t. Zgjerohen hijet e llogarive të Gianni Infantinos, presidentit të FIFA-s, pas një hetimi të së përditshmes britanike “The Times”. Gazeta ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën e pagave dhe respektimin e rregullave të organizatës futbollistike botërore.

Sipas “The Times”, më 2024-ën Infantino ka marrë mbi 1.6 milion euro shtesë nga kompania amerikane që kishte të drejtën e organizimit të Botërorit 2026, përveç 4.57 milion eurove të deklaruara nga FIFA në raportin vjetor. Një shumë, që sipas hetimit, nuk është bërë publike në llogaritë e organizatës.
 
Burime të cituara nga gazeta bëjnë me dije se pagesa analoge, ndoshta edhe më të mëdha, janë bërë edhe më 2025-ën e 2026-ën. Eshtë çështje transparence.

Neni 43 i statutit të FIFA-s parashikon se duhet të bëhen publike pagesat individuale për presidentin, anëtarët e këshillit dhe sekretarit të përgjithshëm.

Miguel Maduro, ish-president i Komitetit Drejtues të FIFA-s, foli për një “shkelje të qartë” të rregullave dhe kërkoi një hetim të pavarur.

Presidenti duhet të paguhet shumë mirë, por kjo duhet të jetë transparente.
 
Një pjesë e pagesave shtesë, sipas burimeve të cituara nga gazeta, mund të lidhet me shpenzimet e banimit të Infantino-s në Miami, ku ka pasur në dispozicion një vilë luksi në Sunset Islands. Një zëdhënës ka pohuar se presidenti i FIFA-s ka paguar qira për tre vjet dhe se nuk jeton më në atë vilë.

FIFA nga ana e saj ka pohuar se të ardhurat dhe pagesat administrohen nga nënkomiteti kompetent dhe ato u janë komunikuar autoriteteve amerikane sipas detyrimeve të parashikuara. Megjithatë, FIFA nuk qartëson pse pagesat shtesë nuk deklarohen në raportin vjetor.

Zbulimet e fundit të “The Times” vijnë në një moment, kur Infantino është nën presion pas projektit të dështuar për shitjen e kuotave të Botërorit tek investitorët privatë.

Presidenti i FIFA-s ka bërë me dije se do të rikandidojë për këtë post. Afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave është 18 nëntori.

Po ndodh...