Rama mbledh të vetët, 2 minuta raportim për person, zbardhet mbledhja e zgjeruar e PS-së

13 October 2026, 11:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me agjendën e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja do të mbahet nesër në Pallatin e Brigadave teksa mësohet se në fokus do të jetë “Prania besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Mësohet se kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla do të mbajë fjalën hyrëse në orën 12:30. Fjalën më pas do ta mbajë kryeministri Edi Rama. Më pas mësohet se do të bëhen raportimet ku çdo person ka nga 2 minuta për të folur.

Po ndodh...