Shtyhet sërish seanca ndaj Veliajt, Dumani: Të vijojmë pa avokat mbrojtës, kanë hequr dorë nga kjo e drejtë

13 October 2026, 11:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shtyhet sërish seanca ndaj Veliajt, Dumani: Të vijojmë pa avokat

Gjatë seancës ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, prokurori Altin Dumani, duke konsideruar bojkotin si shkak të paligjshëm për mospjesëmarrje, kërkoi që të shihet mundësia që procesi të vijoj pa mbrojtje.

“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, tha Dumani.

Bojkoti i avokatëve në GJKKO dështoi edhe një herë procesin ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve të tij. Seanca e radhës u caktua për më 27 tetor.

Gjykata ka caktuar avokatë kryesisht për të pandehurit. Në vendimin e Mbledhjes së Përgjithshme të 23 shtatorit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë e ka tërhequr listën e avokatëve kryesisht. Ndërkohë GJKKO ka caktuar nga 100 mijë lekë gjobë avokatëve.

Po ndodh...