AMP arreston dy policë të Komisariatit nr. 4, dyshohet se morën 20 mijë lekë ryshfet

Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr. 4 në Tiranë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se morën 20 mijë lekë ryshfet për të mos ndëshkuar një qytetar për një shkelje rrugore.
Hetimi nisi pas kallëzimit të qytetarit, ndërsa dy efektivët, 20 dhe 23 vjeç, dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi i AMP:
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
1. A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë
2. Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policise Nr. 4, Tirane. Drejtoria Rajonale Tiranë.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
AMP mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe çdo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke garantuar reagim të vendosur dhe pa kompromis ndaj çdo akti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
