“Ndajnë pushtetin, njëri mban qeverinë, tjetri opozitën”/ Salianji insiston: Rama dhe Berisha janë takuar në Rinas, qëndruan një orë e gjysmë tek zona VIP
Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke pretenduar se të dy janë takuar në aeroportin e Rinasit dhe duke ngritur dyshime për përmbajtjen e bisedës së tyre.
Gjatë një interviste në emisionin “Prime News24” në News24, Salianji kritikoi drejtimin e Partisë Demokratike nga Berisha, ndërsa akuzoi dy drejtuesit politikë se mund të kenë diskutuar për ruajtjen e pozicioneve të tyre në pushtet.
Ai përmendi gjithashtu Reformën Zgjedhore dhe çështjen e kullave në Tiranë, duke i përdorur si argumente për të mbështetur kritikat e tij ndaj dy figurave politike.
“Sali Berisha dhe Edi Rama janë takuar në Rinas. Më kanë thënë gardistë, doni të ju marr kamerat. Nuk ka asnjë shans të kalosh në atë vend që është shumë më i vogël se këtu pa u takuar. Tani doni prova të tjera, Reformën Zgjedhore kush e ka votuar? Kulla nuk është provë? Vota nuk është provë? Për çfarë folën? Folët që këta të dy të ndajnë pushtet, tek ambienti VIP ku kalojnë personalitetet…kanë qëndruar për 1 orë e gjysmë në të njëjtin ambient. Për çfarë kanë folur, që të mbajë pushtetin e qeverisë Edi Rama dhe ky tjetri pushtetin e opozitës”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
