“Shkatërroi garën në parti”/ Salianji: Interesi im është që PD të jetë fituese! Berisha nuk flet për Kullën te Pallati Kongreseve, është bashkë me Ramën

12 October 2026, 22:20 / POLITIKË ALFA PRESS
“Shkatërroi garën në parti”/ Salianji: Interesi im

Ervin Salianji ka akuzuar Sali Berishën se nuk ka krijuar kushtet për një garë të vërtetë brenda Partisë Demokratike.

Në një intervistë në emisionin “Prime News24” në News24, ai deklaroi se vendimi për t’u tërhequr lidhej me mungesën e konkurrencës në procesin e brendshëm të partisë.

Salianji theksoi se nuk ishte çështje e kandidimit të tij personal, por e mundësisë që edhe figura të tjera të garonin për drejtimin e PD-së.

 

Ai deklaroi se interesi i tij politik është që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet, duke kundërshtuar pretendimet se synon të dëmtojë opozitën apo të favorizojë kryeministrin Edi Rama.

Gjatë intervistës, Salianji iu përgjigj edhe akuzave që, sipas tij, e lidhin me kryeministrin Rama, duke përmendur përvojën e tij me drejtësinë dhe duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes aktorëve të politikës.

Ai solli në vëmendje edhe çështjen e një kulle pranë Pallatit të Kongreseve, duke pretenduar se opozita nuk po reagon mjaftueshëm për këtë çështje.

“Nuk la garë Sali Berisha, mund të garonte një tjetër. Nuk është puna se do isha vetëm unë. Ky që e ka marrë peng PD, të thotë çfarëdo që të bëj unë në këto zgjedhje që PD të jetë fituese. Unë u tërhoqa se nuk ka garë. Interesi im është që PD të bëhet fituesi, interesi juaj është ta mundim. Çfarë të bëj unë ta shkatërroj unë? Meqë unë qenkam me Ramën unë kam bërë burg, këta kanë bërë leje, e ke kullën aty. Në kohën kur ishte Berisha në pushtet, dilnit për atë forumin…Ke kullën që po të jepet te Pallati i Kongreseve, kam dalë dhe kam thënë Berisha përse nuk flet për këtë? Sepse është bashkë me Edi Ramën. Nuk flet opozita sepse ia kanë mbyllur gojën”, tha ai.

 

Po ndodh...