“PD duhet të rigjejë veten”/ Mentor Kikia: Protesta zhvlerësoi Ramën! Goditi qeverinë dhe opozitën, sot kemi tre aktorë politikë
Analisti Mentor Kikia, gjatë një diskutimi në emisionin “Prime News24”, në “News24”, ka komentuar ndikimin e protestave në skenën politike shqiptare, duke argumentuar se ato kanë dobësuar si mazhorancën, ashtu edhe Partinë Demokratike.
Sipas Kikisë, protesta ka ndikuar në perceptimin publik për kryeministrin Edi Rama, duke cenuar imazhin e tij dhe besimin te qeverisja.
Ai theksoi se pakënaqësia e qytetarëve është bërë më e dukshme dhe se përfaqësuesit e qeverisë përballen me më shumë kritika kur përpiqen të promovojnë punën e tyre.
Kikia vlerësoi se protesta ka ndikuar edhe te Partia Demokratike, e cila, sipas tij, deri në atë moment ishte forca kryesore që organizonte qytetarët në rrugë. Sipas analistit, zhvillimet e fundit kanë krijuar një realitet të ri, ku opozitarizmi nuk përfaqësohet më vetëm nga opozita politike.
“Protesta zhvlerësoi në minimum besimin e qeverisë. Zhvlerësoi aksionet e Ramës. Nga superheroi i rrjeteve sociale u shndërrua në një njeri vunerabël tërësisht në sytë e publikut. Sot duke nisur nga Rama e deri te bashkëpunëtori më i largët përballet me sytë agresiv të qytetarëve kur përpiqen të promovojnë një punë të qeverisë. Protesta goditi fort edhe Partinë Demokratike. PD deri në ato momente ishte e vetme që nxirrte njerëz në rrugë, por protesta goditi PD si lideri i opozitarizmit politik. Sot ka tre aktorë , mazhoranca, opozita politike dhe protesta si përfaqësuese e opozitarizmit qytetar. Protesta e ka dëmtuar mjaftueshëm qeverinë për të dhënë dorëheqjen, por kryeministri nuk largohet. Por Edhe opozita ka humbur goxha në mjedisin e saj”, tha Kikia.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
