Zjarri shkatërron tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris

12 October 2026, 21:17 / BOTA ALFA PRESS
Zjarri shkatërron tregun më të vjetër të ushqimeve

Një zjarr përfshiu në orët e para të së hënës Marche des Enfants Rouges, tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris, duke shkatërruar këtë vend historik të njohur edhe nga turistët.

Ariel Weil, kryebashkiaku i Parisit Qendror, deklaroi se tregu ishte “shkatërruar totalisht”.

Marche des Enfants Rouges u themelua në vitin 1615, gjatë mbretërimit të Luigjit XIII, në lagjen Marais të Parisit. Emri i tij lidhet me një jetimore aty pranë, ku fëmijët mbanin rroba të kuqe.

Sipas mediave franceze, zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa zjarrfikësit vijonin të shuanin vatrat e zjarrit mes rrënojave edhe disa orë më vonë.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.

Po ndodh...