Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi
13 October 2026, 08:58 / AKTUALITET

Një biznes në lagjen “Kastriot” në Fier është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi dyshohet se në derën e tij të jashtme është përdorur lëndë plasëse.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, ndërsa subjekti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. K.
Sipas informacionit paraprak, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja të tjera të raportuara.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Nga Monitor
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Nga Përparim Gjeka
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
