Bëmat e Tan Agollit me 4 A-M/ Terminali i Sarandës, 6.3 milionë euro për një objekt që fut ujë 3 muaj pas inagurimit

Terminali i Sarandës është një rast tjetër flagrant i shpërdorimit të parave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Qytetarët shqiptarë paguan 6.3 milionë euro për ndërtimin e terminalit të autobuzave të Sarandës.
Kontrata e majme u fitua nga kompania 4 A-M, një kompani të cilës në Fondin e Zhvillimit i zë rrjeta shumë miliarda. Punimet për Terminalin e Sarandës filluan në vitin 2023 dhe ky objekt u inagurua vetëm 3 muaj më parë. Sot gjendja në terminal është kjo që tregohet në foton më poshtë.
Sarandaweb raporton se terminali fut ujë masivisht. Por më shqetësues është fakti se uji depërton edhe nga lidhjet elektrike duke rrezikuar tragjedinë.

"Ujërat e shiut depërtojnë nga pjesa e sipërme e ndërtesës dhe rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e qytetarëve. Pamjet e filmuara nga Saranda web tregojnë se gjatë reshjeve, uji kalon përmes hapësirave ku janë vendosur ndriçuesit elektrikë në tavanin e terminalit. Një situatë e tillë është veçanërisht shqetësuese për një objekt publik të ndërtuar së fundmi," raporton Saranda web.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është shndërruar në një shqetësim madhor për shpërdorimin e parave publike në projekte jo rentabël, por edhe për cilësinë e keqe të realizimit të punimeve.

Por Fondi i Zhvillimit ka shpenzuar më shumë se 1.5 miliardë euro në projekte investimesh në mbarë Shqipërinë duke qenë një nga institucionet më të mëdha shpenzuese publike në Shqipëri. Shumë ekspertë kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e këtyre investimeve.
Terminali i Sarandës është vetëm rasti më i fundit i bëmave të Dritan Agollit dhe vartësve të tij.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
