Zbardhet vjedhja me armë në Elbasan, tre persona shpallen në kërkim! Në makinën e braktisur u gjenden uniforma të ngjashme me ato të policisë

14 October 2026, 09:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet vjedhja me armë në Elbasan, tre persona shpallen në

Zbardhet vjedhja me armë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit 2026, në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e automjetit që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit, M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe telefona celularë në një banesë, duke kërcënuar me armë personat që ndodheshin aty.

Në kuadër të hetimeve, materialet i janë referuar Prokurorisë edhe për A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që dyshohet se është braktisur nga autorët pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një thikë dhe një fenelinë.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...