E rëndë në Tropojë! Bien në kontakt me rrymën elektrike katër punonjës të Bashkisë, një prej tyre humb jetën, tre në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike mësohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë së Tropojës kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Burime për mediat bëjnë me dije paraprakisht se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në rrugën e Dubravës, dhe fatkeqësisht një prej tyre ka humbur jetën, ndërkohë që tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Sipas informacioneve, njëri prej viktimave është identifikuar si Muhamet Sylisufaj. Raportohet se ata kanë qenë duke punuar për prerjen e pemëve tek një shtyllë elektrike kur kanë rënë në kontakt me energjinë.
Dyshohet se kjo ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia, ndërkohë që priten më tepër detaje në vijim.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128