
Asnjë surprizë, Berisha shet Salianjin te kunata e Ballukut

Ashtu siç pritej, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, vendim i cili e kishte dënuar atë me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Pavarësisht shtyrjeve të gjata, të gjithë e dinin, që nëse do të shprehej Apeli, ai do të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Deputeti Ervin Salianji pas dhënies së vendimit, u shpreh se si mund të pritet drejtësi nga kunata e Belinda Ballukut, madje ai u shpreh në mënyrë përçmuese për seksionet e PD-së, duke e krahasur të njëjtën gjë sikur një seksioni i Partisë Demokratike të dënonte një funksionar të lartë të Partisë Socialiste.
E vërteta është pak më ndryshe se sa e paraqet Salianji, i cili harron se ishte kunata e Belinda Ballukut ajo që i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishë, duke e njohur atë ligjërisht si kryetar të opozitës.
Salianji duhet të shohë se cili ka qenë pazari mes Berishës dhe Edi Ramës për të marrë vulën e PD-së nëpërmjet kunatës së Ballukut dhe a ka qenë i përfshirë në këtë ‘paketë’ edhe ky vendim i sotëm për të djegur Ervin Salianjin nga kandidimi dhe drejtimi i qarkut të Elbasanit?
Këto pyetje Salianji do duhet t’i bëjë kur të jetë edhe më i qetë, sepse, përveçse hipokrizisë së Gaz Bardhit, që bënte sikur ngrinte zërin kundër trupës së Apelit, ndërsa nga ana tjetër përgjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lënë moment pa ‘e markuar’ Salianjin në media, në kushtet e tronditjes së sotme nuk e ka qetësinë e duhur për të reflektuar se çfarë ka bërë që gjërat shkuan në këtë mënyrë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128