
Berisha shpall luftë "tamam"- Ika unë se paska zhvillime tamam te SPAK!

Sali Berisha fiks dy vite pas nisjes së Foltores, Rithemelimit dhe "Revolucionit", doli dhe ju tha të gjithëve atyre që e kanë ndjekur në këtë rrugëtim cfilitës dhe shkatërrues për Partinë Demokratike, se deri tani kishin bërë vetëm "prova".
Pastaj shtoj- Tani nisim taman!
Këtë revolucionin e ri "tamam" e shpjegoj me luftë me çdo mjet në parlament dhe thirrje, (këtë herë tamam), për protesta të egra në gjithë vendin.
Lajmëroj edhe për nisjen e letrave për ndërkombëtarët, nëpërmjet të cilave do t'i njoftojë se regjimi Rama refuzon që ta rikthejë atë si deputet të grupit parlamentarë të PD, dy vite pas kërkesës ultimative të SHBA dhe përjashtimit nga Basha.
Gjithashtu do të denoncojë te kancelaritë perëndimore, se regjimi që ka kapur edhe gjyqtarët e vulës, (Përveç Zhukrit), nuk pranon që zëvendësi i tij te Rithemelimi të jetë bashkëkryetarë i Reformës Zgjedhore.
Pra pavarësisht investimit dhe shpenzimit të madh që u bë me Gaz Bardhin e syreshët e syreshet që e ndoqën drejt "bashkimit", Berisha nuk do të jetë dot në tavolinën e vendimarrjeve të rëndësishme, siç është edhe Reforma Zgjedhore.
Shpresa që ambasadorët përpara se të shkojnë te Oerd Bylykbashi për ta bindur të dakortësohet me Gjiknurin, duhet që të paraqiten njëherë te kryetari i tij, Sali Berisha, (Siç bënte Donald Lu-ja i shkretë), u shuan.
Domethënë: Meqenëse regjimi nuk e njeh Gaz Bardhin që bën mbledhje "grupi" me deputetin dhe "kryetarin" Berisha si kryetar të grupit parlamentarë të PD; meqenëse duhet ta harrojë se do të jetë më pjesë e tryezave politike vendimarrëse me shpresën e tretur se perëndimi do ti shkel syrin për ndonjë amnisti të mundshme; meqenëse nuk ja mban, ose më sakt nuk i intereson të krijojë formacionin e tij politik, (automatikisht non grata nga SHBA); meqenëse investimi dhe shpenzimi i madh dy vjeçarë që u përmbyll me gazbardhistët doli një blof i madh, atëherë: Luftë!
Kur ishte live në TV dhe po shpallte i skuqur deri në rrëzë të veshëve këtë luftën prej tamami këtë herë, një koleg që mbulon kronikën u çua nga tavolina me vrull dhe tha: Ika unë të takoj atë burimin që kam në SPAK, se paska zhvillime të forta dhe tamam për andej nga oborri i doktorit!/Alfapress.al

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128