
Drejt Europës me “autobusin” e Ramës apo me “trenin ekspres” të Brukselit?

Gjatë mbledhjes së fundit të samitit për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Slloveni, u shfaqën dy alternativa për rrugëtimin e Shqipërisë në bashkimin europian:
Alternativa e parë fliste për futjen e Shqipërisë në Europë me autobusin rrangallë të Ramës ne vitin 2030 paçka përmbushjes së detyrave.
Ndërsa alternativa e dytë dhe më serioze lidhej me përmbushjen e detyrave të shtëpisë dhe futjen e Shqipërisë në Europë sapo të përmbushë kushtet e vendosura duke mos patur asnjë limit kohor.
Cilat janë detyrat që duhet të zgjidhen në trenin ekspres:
1. Kufizimi i mandateve për Kryeministrin, ministrat dhe deputetët.
2. Heqjen dorë nga konçesionet e pafundme abuzive.
3. Heqjen e ligjit të parashtrimit i cili liron nga përgjegjësia çdo funksionar publik 10 vite pasi kanë lënë detyrën.
4. Përcaktimin real te çmimeve të referencës në ndërtimin e objekteve të ndryshme sipas standartit europian(psh autostradat jo 20milion euro km2)
5. Përcaktimi i politikave reale për rikthimin e të larguarve(mbi 200mijë të larguar të gjithë të rinj e të reja)
6. Vetingu i politikanëve si nevojë urgjente e normalizimit të klasës politike në vend.
7. Hartimi i kodit të ri zgjedhor që frenon manipulimin, tjetërsimin apo vjedhjen masive të votave.
8. Ashpërsimi i ligjeve për ndëshkimin pa dallim të akteve kriminale.
9. Ndërhyrje urgjente me një plan konkret masash për uljen e nivelit të varfërisë.
10. Krijimi i një sistemi të mirëfilltë arsimor që mban larg duart e politikës nga arsimi.
I dashur Macron, e dashur Francë, fort e dashur Europë, ne shqiptarët jemi të vetëdijshëm që nuk kemi plotësuar shumë prej kushteve për të qenë pjesë e familjes europiane ketu e 30 vite. Ne jemi fort të vetëdijshëm që vendi ynë është ndarë në 2 principata ku secili ka shtrirë sundimin e tij feudal. Ne si komb jemi të vetëdijshëm që na kanë grabitur e na kanë marrë peng një grusht barkthatësh.
Ne jemi të vetëdijshem për të gjitha këto, prandaj e vetmja shpresë është tek JU, për të na pranuar kështu siç jemi, që pastaj të fillojmë rrugën tonë europiane.
Ama ne shqiptarët jemi fort të vetëdijshëm që si njerëz e meritojmë Europën të paktën sa rumunët apo bullgarët. Jemi lindur me Europën, jemi rritur me Europën, ëndërrojmë Europën, na lini të jetojmë Europën.
Fort e padashur qeveri, e vetmja detyrë shtëpie që keni kryer është arroganca feudale me të cilën i jeni qasur Europës. Sigurisht që jeni të vetëdijshëm për të gjitha këto, dhe brenda vetes jeni shumë të gëzuar për mospranimin europian, pasi ajo është e vetmja mënyrë që të zgjasni sundimin tuaj feudal. Eshtë e vetmja mënyre që të pengoni fundin e sundimit tuaj. Europa ju tmerron po aq sa gjykatat e rregullta qe po beni çmos t’i pengoni.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128