
Dy oligarkë të Ramës dhe Berishës, prapa operacionit për thithjen e PD nga Rithemelimi!

Shumëkush ka mbetur i habitur nga zhvillimet e vrullshme dhe gati dramatike, që po ndodhin brenda PD këto kohë. Rezultati katastrofik i aleancës Berisha-Metaj në zgjedhjet e 14 majit dhe mbijetesa kuptimplotë e PD, të çonte në përfundimin logjik se tashmë ishte kthjelluar gjithçka.
Ndërkohë që Berisha nuk humbi kohë që të niste edhe një herë një operacion të ri mbijetese me teorinë e "fitores së vjedhur", paralajmërim protestash e revolucion që fillon sërish nga fillimi, në krahun tjetër pritej të lexohej qartë vota anti- Ramë dhe anti- Berishë e 104 mijë demokratëve dhe ajo e rreth 70 përqind të votuesve, që i refuzoj të tre dinozaurët e tranzicionit 32- vjeçarë.
Demokratët që i rezistuan me epizëm për gati dy viteve një furtune të paprecedentë shpifjesh, shantazhesh, kërcënimesh, bullizimesh publike dhe parash në shumë raste, pas 14 majit prisnin që lidershipi i tyre të niste kapitalizimin e energjisë që u krijua në 14 maj. Por çfarë ndodhi?! Një grup deputetësh të cilët dolën hapur në zgjedhjet e fundit në krah të Rithemelimit dhe në disa raste, (Një prej tyre Roland Bejko në Tiranë), duke shkelur edhe vendimin politik të partisë, nxorën një platformë “bashkimi” dhe deklaruan se do të hyjnë në bisedime edhe me vetë Sali Berishën.
Për këtë ata kërkuan kohë duke shtyrë pa një afat të caktuar zgjedhjet për kryetarin dhe për forumet e partisë, e cila edhe për meritë të këtij lidershipi është lënë në një gjendje letargjike dhe amullie që nga koha që Lulzim Basha bëri një hap prapa me dorëheqjen e tij, duke shpresuar se edhe Berisha do të bënte të njëjtën gjë.
Koha e papërcaktuar që kërkoj ky grup deputetësh, rezonon pikërisht me atë gjë që po bën Berisha prej dy vitesh: Blerjen e kohës!
Kështu erdhëm te mbledhja ‘e famshme” e kryesisë natën e 6 majit, e cila pas 9 orëve debatesh të ashpra, votoj që në 29 korrik të zgjidhet kryetari i partisë me një anëtarë një votë dhe më pas, të gjitha strukturat e piramidës së PD.
Grupi që në kryesi mbrojti variantin e platformës së disa deputetëve i mëshoj “bashkimit”, por pa treguar se me kë, si dhe a do të respektohej vota e 104 mijë demokratëve të cilët i qëndruan distancimit nga Sali Berisha non grata, të shkuarës korruptive të PD dhe qëndrimit në krah të SHBA dhe perëndimit në përgjithësi.
Edhe sot e kësaj dite askush prej tyre nuk distancohet nga Berisha dhe berishizmi në PD, ndryshe nga sa kanë bërë shumë prej tyre më herët në parlament dhe publikisht në media. Nuk tregojnë as mënyrën konkrete të këtij bashkimi.
Dhe kjo e ka një arsye të cilën e di pakkush, sepse ajo është e paketuar vetëm me fjalën dhe projektin e përgjithshëm të “bashkimit” mekanik mes të dy palëve.
Operacioni “Bashkimi”
Bëhet fjalë për një operacion “Bashkimi”, (ende në vazhdim), i cili do të finalizohej në mbledhjen e kryesisë së PD me një vendim që PD të hyjë në bisedime me Rithemelimin e Sali Berishës për të gjetur akordet dhe teknikalitet, për një përthithje të “pakicës” PD nga “shumica” Rithemelim.
Një burim diplomatik i ka vënë në dispozicion Alfapress.al disa biseda të dy oligarkëve, të zhvilluara me protagonistë brenda Rithemelimit dhe PD, ku flitet me detaje se si do të realizohet ky bashkim me gjithë Berishën brenda.
Në bisedat e këtyre super-biznesmenëve të njohur në marrëdhënie të ngushtë me Edi Ramën dhe Sali Berishën, pohohet se mbledhja e kryesisë e datës 6 qershor është “e kopsitur” dhe aty do të merret vendimi që të nisin bisedimet për përthithjen e PD-së nga Rithemelimi i Berishës. Këto fakte dhe detaje të tjera nga operacioni “Bashkimi”, disponohen nga disa ambasada të rëndësishme perëndimore në Tiranë.
Pas dështimit në mbledhjen e kryesisë, ofensiva edhe pse e dëshpëruar po vazhdon me intensitet në medie dhe çdo emision politik. Grupi “Për Bashkim” brenda PD-së ka pasur një ngërç në strategjinë e tyre. Deri mbrëmjen e të enjtes, ( 9 qershor), ata nuk i përgjigjeshin dot publikisht pyetjes se çfarë qëndrimi ka Berisha dhe lidershipi i Rithemelimit për kërkesën e tyre për “bashkim” dhe a kanë bërë ata ndonjë ftesë.
Këtë ngërç e zgjidhi vetë Berisha i cili deri më tani kishte heshtur sepse nisjen e bisedimeve “për bashkim” nëpërmjet një vendimi të kryesisë së PD, ja kishin bërë fakt të kryer dy oligarkët që kishin marrë përsipër operacionin. Gjatë një interviste te A2 CNN, ai më në fund bëri ftesën: Le të vijnë të bashkohen të gjithë deputetët, përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Por kjo ofertë pas vendimit të kryesisë së PD, nuk pi më ujë për qëllimin e operacionit “Bashkimi”, pasi synimi i vetëm i tij nuk ishin deputetët që nuk kishin kaluar andej, por përthithja e partisë, ose më saktë; përvetësimi i asaj që Berisha nuk arriti ta marrë dot duke përdorur çdo mënyrë ligjore dhe ekstraligjore.
Berishës nuk i duhet grupi e deputetëve të cilët i pati me vete në fakt gjatë zgjedhjeve të 14 majit, por vetëm sigla, vula dhe simbolet e Partisë Demokratike. Këta deputetë për Berishën janë thjesht aksesorë në shërbim të qëllimit final. Ndaj edhe i poshtëroj kur nuk harroj që gjatë ftesës së tij, tu kujtonte se në Partinë Demokratike të “bashkuar”, vendi i tyre ishte vetëm si fraksion dhe jo si të barabartë me Flamur Nokën i cili për pak e “rrahu” Gazmend Bardhin kur i zuri në gojë në parlament Shefqet Kastratin dhe tregoj, se Berisha i kishte urdhëruar të bashkonin votat me Ramën për pengimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për ligjin e oligarkëve, atë për “Investimet Strategjike”.
Tani pritet përgjigjja e tyre për këtë ofertë: Të gjithë këtë luftë e cila rezulton e orkestruar nga dy oligarkët më të afërt të Edi Ramës dhe Sali Berishës e bënë për “bashkim”, për të penguar garimin për kryetar të Lulzim Bashës i cili po përfaqëson fortë qëndrimin pro SHBA të PD, apo për tu sistemuar si fraksion brenda Partisë Demokratike “të re”?!
Pasojat
Pa dashur që të paragjykojmë të gjithë deputetët dhe protagonistët e platformës “Për Bashkim” e cila u hodh poshtë në kryesinë e PD, konfirmojmë se edhe disa prej tyre janë në dijeni të ndërhyrjes së këtyre dy oligarkëve për të bërë të mundur një PD “të bashkuar” me Sali Berishën brenda.
Plani nuk është i ri. Si biznesmenë me interesa të ndërlidhura gjatë këtyre dy dekadave të fundit me Ramën dhe Berishën, synimi i tyre ka qenë gjithmonë që në Shqipëri të ketë, (kalcifikohet) një dy-pol politik “të përjetshëm”, Rama-Berisha. Kështu lindën dhe u fuqizuan si oligarkë të cilëve u bien pronat dhe financat e Shqipërisë në prehër dhe vetëm kështu, mund të vazhdojnë të sundojnë ekonominë dhe politikën në Shqipëri.
Një nga pikat e shumicës së motivacioneve në nongratat që ndërmerr SHBA në botë, është ajo e “minimit të demokracisë”. Kjo lloj ndërhyrje e errët brenda Partisë Demokratike duke përdorur financa të mëdha, influenca dhe mënyra të tjera kriminale si shantazhi, nuk është asgjë më shumë se sa “minim i demokracisë” në një vend anëtar të NATO, kandidat për BE dhe aleat strategjik i SHBA.
Ndaj edhe pas fakteve që janë në dispozicion për operacionin “Bashkimi” në PD, është ndezur drita e kuqe në ambasadat perëndimore në Tiranë. Ashtu siç njoftoj Shtëpia e Bardhë, gjatë këtij viti Departamenti i Shtetit do të publikojë një listë të dytë me persona të shpallur non grata nëpër botë dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimorë. Në njoftimin me këtë rast, u theksua se përveç politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe që “minojnë demokracinë”, do të ketë edhe biznesmenë dhe medie të cilat janë në shërbim të tyre. Këtë gjë ndërkohë e kanë bërë në Bosnje Hercegovinë dhe pritet që godita të shtrihet edhe në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi.
Mbrëmjen e 8 qershorit edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë deklaroj se një valë e re nongratash, po vjen drejt Shqipërisë nga ky vend.
Kjo tentativë e fundit për ti dhënë goditjen fatale Partisë Demokratike e cila ka lindur si “hipotekë” e SHBA dhe perëndimit, duket se po tejkalon çdo limit ndaj edhe pritet kundër-reagim i fortë.
SHBA, aleatët e tyre perëndimorë si dhe SPAK, tashmë e dinë se prej kohësh që kur Sali Berisha nisi lëvizjen e tij për t`ju kundërvënë nongratës amerikane, pranë tij funksionon një shtab i cili drejtohet nga një ish-zyrtar i lartë policie në kohën kur Berisha ishte në pushtet, (2005-2023), i cili ka edhe marrëdhënie biznesi me këta oligarkë.
Ky shtab dhe ky individ ka drejtuar prej dy vitesh operacionin për përthithjen drejt Foltores dhe Rithemelimit jo vetëm të lidershipit të PD, deputetëve dhe drejtuesve të partisë në bazë por edhe të kujtdo demokrati me influencë në Shqipëri. Gjithashtu objektiv rekurtimi i tyre kanë qenë dhe janë medie, gazetarë e analistë të njohur.
Mjaft prej tyre, madje i kanë denoncuar jo vetëm brenda partisë, por në konfidencialitet edhe te ambasada amerikane. Kanë rrëfyer për telefonatat, joshjet dhe shantazhet ndaj deputetëve të PD dhe jo vetëm. Shpesh edhe ja ka arritur qëllimit, por pas 14 majit kur lëvizja e Berishës pësoj një katastrofë të pamenduar nga ata vetë, po hidhet dhe po bëhet gjithçka, për goditjen e fundit.
Edhe pse në bisedat që burimet diplomatike i kanë treguar, Alfapress.al, ata shfaqen të zhgënjyer pas dështimit “të papritur” në mbledhjen e kryesisë së PD të operacionit Bashkimi”, plani vazhdon.
Të shohim dhe të presim nëse do të realizojnë goditjen e fundit për të dorëzuar te Sali Berisha dhe familja e tij “hipotekën” amerikane, edhe pse një burim diplomatik i pyetur nga Alfapress.al për këto zhvillime, na deklaroj:
Partia Demokratike është ngjizur që 84 vite më parë kur Zëri i Amerikës, nisi të transmetojë në gjuhën shqipe. Ishim e vetmja mami që e asistuam kur lindi në 12 dhjetor 1990 dhe sot në këto ditë të vështira mund tu them, se edhe sikur 5 veta të mbeten aty, ajo do të jetë vetëm demokratike dhe euroatlantike, për tu ringritur më e fuqishme se kurrë. Pikë!/Alfapress.al
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128