"Endri Shabani, përgënjeshtron Lulzim Bashën" - ky qenka titulli

9 Nëntor 2024, 15:52 / EDITORIAL NGA INDRIT VOKSHI

"Endri Shabani, përgënjeshtron Lulzim Bashën" - ky

Lul Basha tek Xhafo në "Log" paska thënë se është në negociata me Shabanin për të hyrë në zgjedhje bashkarisht. Ky Shabani paska reaguar publikisht duke thënë "Ska asnjë shans të futem në zgjedhje bashkë me Bashën".
Që Luli me Shabanin kanë negociuar për koalicion, kjo dihet. E di kushdo që ka dy gram informacion.

"Maskaralliku" këtu është tek ky Shabani. E dini pse? Edhe nëse Luli ka thënë publikisht atë që sduhet ta thoshte, pra që kemi negociatë, ky shumë mirë mund të kishte shkruar, kam negociuar me Lulin, smë ka dalë llogaria politike, sdo ketë koalicion, normale kjo kudo në politikë. Shikojeni me vemendje reagimin, ska thënë se ska pasur asnjë negociatë, ka thënë ska asnjë shans që të shkojmë në zgjedhje bashkë. Pra Luli ka pasur të drejtë kur ka thënë kam negociata, as ky vetë spo e mohon.

Këta edhe negociojnë "pazarin" privatisht, por publikisht bëjnë parimorin e pakompromis, të rreptë që gjoja smerremi me "klasën e vjetër". Nëse nuk merren, pse negociojnë me klasën e vjetër? Le që vetë ky Shabani, kishte deklaruar në Top News se Lulzim Bashën e veçoj, nuk e fus me treshen Rama, Berisha, Meta. Pse e ka veçuar? Sepse kanë qenë në negociata. E ska asgjë të keqe, mua do më ishte krijuar respekt nëse një politikan i ri në ketë rast, Shabani, ulet negocion ne një politikan karriere si Basha. Fundja Bashën, pak e vranë Berisha me Metën, pak vrau veten me sjellje krejt të pandershme me bashkëpunëtorët, mirëpo gjithsesi smund ta quash se po negocion me halabak pazari që u dashka të të vijë turp. Biznesmen politik, puna e vet, por ska ndonjë gjë për turp.

Nuk kam asnjë interes në ketë çështje, ketë të Thurjes as e njoh hiç. Me Lulin, dihet puna, jemi kundërkolegë, na ndajnë vlerat dhe parimet; ai është euro-atlantik me vlerat e demokracive perendimore, kurse unë euro-aziatik, pro diktaturave dhe interesave personale për karrige. Ndarja është e qartë, ndarje civilizimesh; filozofia liberal perendimore, përballë filozofisë bukdhanse.
Atëherë çfarë dua që reagoj? Kot, pasi kur shoh disa nga "të rinjt e të nesërmes", nis më merr malli për Gramoz Ruçin, Servet Pëllumbin, Jemin Gjanën, Tom Doshin & Co. Kishin çfarë kishin, skuthin se bënë kurrë, tepër seriozë tek ajo çka besonin. Ka qenë mirë stazhi i partisë asokohe se të kaliste.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128