Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!

1 Prill 2023, 21:50 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Fijet e nëndheshme që lidhin Sali Berishën me Edi Ramën!

Sali Berisha dhe Edi Rama kanë qenë dhe janë bashkë, për të mbrojtur njëri tjetrin, kanë qenë dhe janë bashkë kundër Lulzim Bashës, njeriu që do tu prishte paktin e pandëshkueshmërisë, të cilin sot po e prishin dhe po e bëjnë amerikanët.

Berisha e tregoj hapur këtë edhe si shenjë besnikërie ndaj Edi Ramës, në kohën kur ky i fundit e kërcënoi hapur me pazaret ku është përfshirë djali i tij.

Berisha tha në konferencë shtypi se i beson Edi Ramës kur akuzon PD për financime Ruse ose; “raportet e CIA-s siç thotë Edi Rama, se unë nuk i kam lexuar, thonë që janë para ruse”

Pra Berisha i beson Ramës i cili ka korruptuar ish agjentin e FBI për të sulmuar Lulzim Bashën dhe PD-së, siç tashmë është faktuar para çdo shqiptari.

Jo vetëm kaq, por ish funksionarë të PD-së, njerëz që kanë qenë dje dhe janë edhe sot në krah të Sali Berishës, kanë qenë deshmitarët e rremë të Mcgonigal, për çështjen e lobimit të PD-së.

A janë dërguar ata me dijeninë e Sali Berishës? A u konsultua shtetësja J.T me Sali Berishën, para shkuarjes si dëshmitare e rreme?
A bashkëpunoi Sali Berisha me Edi Ramën, për të sajuar akuza kundër Lulzim Bashës?

Faktet thonë se po! Emrat e dalë nga hetimet për McGonigal, tregojnë se është e vërtetë. Sali Berisha e pohoj dhe vetë, kur pranoj se i beson Edi Ramës për këtë çështje. Ai konfirmoi se pjesë e kësaj çorbe është dhe ai, madje shumë më tepër do të bëhet shpejt publike, pasi zyrtarisht CIA ka pohuar se nuk ka asnjë fakt as rast për këtë çështje.

Dhe Edi Rama duket se vërtet di shumë për përfshirjen e Berishës në çorbën ruse, sa e detyron ta përmend atë si njeri të besueshëm dhe të mos e përmend më Mcgonigal-in.

Që nga seanca e 2 Marsit në gjoja debatin me Edi Ramën, por që Edi Rama i bëri te largohen me turp nga Kuvendi, Sali Berisha, nuk e përmend më Mcgonigal, por u është rikthyer sulmeve ndaj Lulzim Bashës dhe pse "e zezë mbi të bardhë" në aktakuzën e SHBA, doli se është një histori e stisur nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij dhe pengjet e vërteta si Sali Berisha.

Shumëkush e ka parë me çudi këtë deklaratë të Sali Berishës, i cili citon si të besueshëm Edi Ramën në sulmet ndaj Lulzim Bashës.

Por nuk ka asnjë çudi. Mjafton të kujtoni kërcënimin që Rama i bëri në parlament Sali Berishës, për përfishirjen e djalit të tij në pastrim parash dhe veprimtari të paligjshme, që po monitorohen nga Europol për të kuptuar se ata kanë qenë bashkë, se Sali Berisha ka mbajtur në pushtet Edi Ramën, për të mbrojtur djalin e tij

Autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M. L dhe të disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që po mbikëqyr Europoli…..”.

Tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën që të shkojnë te lali që është personi EV

Sali Berisha ka hall të madh. Halli i Sali Berishës është familja e tij dhe kjo nuk po fshihet më, as nga Edi Rama dhe as nga ai vetë.

Për hallin e tij, shkatërroj PD-në dhe po i mundëson mandatin e katërt Edi Ramës. Kjo është ajo që po ndodh tani për tani, por hesapet i kanë bërë "pa hanxhinë" përtej Atlantikut.

Po ndodh...