Histori shqiptare "të komplikuara" me Ramën, Berishën, Kurtin, Sorosin, Trump, Putin, Biden...

7 Korrik 2023, 15:13 / EDITORIAL NGA ERL KODRA

Histori shqiptare "të komplikuara" me Ramën, Berishën,

Gjërat e komplikuara nuk kuptohen lehtë. Përshembull, shumë njerëzve u duket e çuditshme që dikush mund të argumentojë se Edi Rama është një hajdut ordiner që vjedh qytetarët, por njëkohësisht të argumentojë se Sali Berisha e shkatërroi Partinë Demokratike. Kjo vlerësohet e papranueshme, e tmerrshme, gati blasfemi.

Ata trullosen dhe humbin drejtëpeshimin nëse argumenton se Albin Kurti e ka gabim, dhe se po e merr në qafë Kosovën. E pamundur të pranojnë asnjë provë dhe fakt, edhe kur ato janë të qarta si drita e diellit.

Zakonisht ata i bien shkurt; fajtore është Amerika, George Soros, Bill Klinton, Monika Levinsky, Volodymyr Zelenskyy, Yuri Kim, globalizmi, Antony Blinken, Berat Buzhala dhe Lulzim Basha.

Ndërsa të mirët janë Vladimir Putin, Donald Trump, Viktor Orbán, Sali Berisha, Albin Kurti, LVV, Partia e Lirisë, Ilir Meta, Richard Grenell, Tritan Shehu, MEK dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës.

Interesant është fakti se pavarësisht se Albin Kurti është një i majtë radikal, ai adhurohet njësoj siç adhurohet Donald Trump, dhe për arsye të kuptueshme, pavarësisht se të çuditshme, me të njëjtën forcë urrehet edhe Joe Biden dhe Bill Klinton, që për çudi, akoma nuk ia kanë falur skandalin me Monika Levinsky, por ndërkohë, ia kanë harruar meritën e çlirimit të Kosovës.

Edi Rama sigurisht që urrehet përgjithësisht, por asnjëherë nuk ia kujtojnë Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Aqif Rakipin. Toma, Qifja dhe Gjushi kanë ra rehat që prej vitit 2021.

Shumë të komplikuara këto histori. Ama një gjë është e sigurtë: Bill Klinton, UÇK dhe Hashim Thaçi gjithë këtë luftë e kanë ba veç me ia falë Veriun e Kosovës - Serbisë, dhe me ia futë Bin Kurtit, Luanit të Shqiptarisē.

Po ndodh...