
Komploti "McGonigal" si një "grusht shteti", që pamundësoi rrotacionin politik në 2021

Komploti politik kundër Opozitës që sherbeu për të pamundesuar rrotacionin politik në 25 prill është tashmë një fakt shumë kokëfortë dhe i pamohueshëm.
Pranimi i akuzës nga Mcgonical, ku ai pranon para gjykatës se ka lobuar kundër kundërshtarit politik të Kryeministrit Rama, nominalisht Lulzim Bashës, duke lobuar pranë FBI për të nisur hetimet ndaj këtij të fundit implikon drejtëpërdrejtë Edi Ramën si arkitekt të këtij komploti.
Ky tashmë është një fakt që ridimensionon të gjitha analizat dhe qëndrimet e deritanishme, të asaj çfarë ka ndodhur në Shqipëri prej tranzicionit politik të negociuar të 2013. (Sigurisht, këtu e kam fjalën për ata që analizën e tyre e ndërtojnë mbi fakte dhe jo mbi aludime dhe spekulime).
Pra, është e qartë që Edi Rama e ka përdorur Mcgonical në një përpjekje shumë të shëmtuar për ta ekspozuar nderkombtarisht Opozitën si të lidhur me Rusinë, duke prodhuar kështu nje trillim që kishte objektiv parësor likuidimin perfundimtar të Opozitës.
Përmes goditjes së Opozitës, ai ia doli ta izolojë atë dhe ia doli të bllokojë mbështetjen e Perëndimit për një rotacion paqësor në 25 prill, 2021, sepse dihet që për një rotacion politik në vende si Shqipëria, mbështetja ndërkombëtare është vendimtare.
Në këto kushte pas pranimit të fajësisë nga Mcgonical lidhur me këto akuza, e vërteta është që pasojat aktivitetit korruptiv të këtij zyrtari kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda mbi Lulzim Bashën, Opozitën dhe demokracinë në vendin tonë.
Kështu kjo qeveri ia ka dalë ta marrë këtë mandat të tretë përmes bllokimit të mbështetjes ndërkombëtare për Opozitën, nëpërmjet një lobimi të korruptuar kundër saj.
Për pasojë, aktualisht jemi nën një grusht të pastër shteti te realizuar ne 25 prill, në një komplot të pastër të organizuar kundër Opozitës.
Jemi nën thundrën e një regjimi të kalbur, radiografinë e të cilit tashmë e panë të gjithë dhe që me zbardhjen përfundimtare të këtij procesi, i ka padyshim ditët e numëruara.

Seanca e turpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128