Pasi dështoj me Bashën, Gaz Bardhi sulet që të shkatërrojë shtëpinë e Berishës!

11 Tetor 2023, 16:42 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Pasi dështoj me Bashën, Gaz Bardhi sulet që të

Fillimisht e prishi me Metën.
Tani i ka futur këta ushtarët e tij që ti thonë: Ik ti Sali Berisha dhe na e lër ne këtë partinë, (Rithemelimin), ti vendosim emër dhe logo tjetër dhe ta drejtojmë ne, sepse nuk jemi as non grata!.

Njësoj siç bënë me Lulzim Bashën në mars të vitit 2022. Por dhe pse Basha u tërhoq dhe u la frenat e partisë në dorë, ata për një vit e gjysmë vetëm e shkatërruan PD-në dhe e çuan në prag zhdukje.

Tani të njëjtin skenar kërkojnë që ta aplikojnë edhe me Berishën dhe Rithemelimin e tij, të cilin ai e ka ngritur "me gjak" në moshë të tretë dhe natyrisht edhe me shumë shpenzime.

Budallenjtë! As nuk kanë njëfarë inteligjence sa që të kuptojnë se Sali Berisha nuk e bëri gjithë këtë luftë për ti lënë "Rithemelimin" Salianjit, Dash Sulës apo edhe me keq Gaz Bardhit.
Përveçse radha e trashëgimtarëve është e gjatë, gazbardhistët janë aq, naivë-idiotë, sa besojnë se Sali Berisha do ti falë ndonjëherë ato dy vite sulme mizore që ata kanë bërë ndaj "Babit të Zenit" dhe familjes!

Dhe çfarë është më e rëndësishme, ata i duheshin Berishës vetëm si një urë që të merrte PD nën kontroll dhe për asgjë tjetër. Për të tjerat Berisha ka qëndrestarët e tij që kanë dy vite që i qëndrojnë në krah si Flamur Noka me shokë e shoqe. Sa për individë si Bardhi, Sula, Koreshi e të tjerë, që janë të parëndësishëm edhe në "fshatin e tyre", si deputetë e politikanë pa vota, pa moral dhe pa besë, nuk i duhen askujt, as edhe Berishës sado të madh që ta ketë hallin. Ndaj tentativa për të rrëzuar Berishën nga froni pasi dështuan te PD me Bashën, me një grup që po gajasin dhe neverisin dynjanë, duket se është akti i fundit kamikaz i vetëvrasjes politike të gazbardhistëve që ju duket vetja më të zgjuar se dumberishistët/Alfapress.al