Politikanët shqiptarë në listën e zezë të SHBA për ndërhyrje në drejtësi

12 Dhjetor 2024, 20:45 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Politikanët shqiptarë në listën e zezë të SHBA

Rasti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili është akuzuar për ndërhyrje në sistemin gjyqësor për të favorizuar një subjekt të tij, nuk është i vetmi që po ndëshkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në radarët e shërbimeve sekrete amerikane kanë përfunduar edhe disa politikanë shqiptarë, të përfshirë në ndërhyrje të ngjashme.

Sipas burimeve të siguruara nga hetimet në Shkup, rastet që lidhen me ndërhyrjet politike në drejtësinë shqiptare shtrihen që nga periudha e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deri te vendimet më të fundit që lidhen me konfliktet për vulën e Partisë Demokratike.

Një burim i afërt me hetimet ka zbuluar se në këto raste janë përfshirë dy politikanë, një oligark dhe një ish-zyrtar policie. Këta individë dyshohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme për të favorizuar Sali Berishën, i shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe minimin e demokracisë.

“Hetimet kanë nisur në mars të vitit 2022, kur një gjyqtar që po trajtonte një çështje që lidhej me Berishën kërkoi të largohej për shkak të konfliktit të interesit. Megjithatë, ndërhyrja e një politikani pranë Berishës bëri që gjyqtari të vazhdonte të merrej me këtë çështje,” tha burimi. Sipas tij, i njëjti politikan, në bashkëpunim me një biznesmen të fuqishëm të lidhur me kryeministrin dhe një tjetër politikan të mazhorancës, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm mbi Gjykatën e Apelit për të favorizuar Berishën.

Operacioni i hetimeve amerikane nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por është shtrirë edhe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, si pjesë e përpjekjeve për të ndëshkuar ndërhyrjet politike në sistemet e drejtësisë në rajon.

Sipas burimeve, SHBA pritet të marrë vendime të tjera ndëshkuese ndaj politikanëve shqiptarë të përfshirë në këto skema. Ky është një sinjal i fortë për ndikimin që vazhdon të ushtrohet mbi drejtësinë në vend dhe për pasojat që priten të pasojnë për ata që cenojnë sundimin e ligjit.

Edhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka ka shprehur shqetësimin për zë korruptuarit në sistem

“Shqetësimi më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin. Fokusi ynë dhe kjo pjesë e prokurorëve. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Kemi detyrë të ushtrojmë ndjekjen penale.'

Në këtë moment kyç për luftën kundër korrupsioni i cili deri më sor është amnistuar nga korrupsioni në drejtësi vlerësimi i Altin Dumanit nga Shtetet e Bashkuara mërr nje rëndësi të veçantë

Takimet dhe mbështetja e SHBA-së ndaj Dumanit theksojnë rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërkombëtare për të adresuar korrupsionin në nivelet më të larta dhe për të siguruar që drejtësia të jetë në shërbim të qytetarëve./Alfapress.al