
Protestat e dëshpëruara të Berishës/ Kundër Ramës apo “telendarëve ndërkombëtarë?!

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, në korrikun e vitit të kaluar u shpreh se në shtator protestat do të jenë pa ndalim.
“Në shtator do të fillojmë protestën për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri”, lajmëroi mbrëmjen e 11 korrikut Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha.
Kjo deklaratë e tij vinte pak ditë pas protestës që opozita kishte mbajtur më 7 korrik nën moton ‘Shqipëria në rrezik’.
Këtyre deklaratave të atëhershme të Berishës iu bashku edhe Ilir Metaj në krye të forcës tjetër opozitare me ndryshimin e emrit të partisë, nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.
Edhe Metaj në daljet e tij publike i referohej shtatorit si muajit të vrullshëm të protestave opozitare.
Nisur nga këto deklarata të opozitës e gjithë vëmendja e opinionit publik, u kthye nga aksioni opozitar.
Edhe me nisjen e sezonit parlamentar në shtator, Sali Berisha, iu rikthye sërish deklaratave të veta në lidhje me protesat por pa dhënë afate.
“Mendoj se qytetarët shqiptarë do të arrijnë t’i japin përgjigjen e merituar kësaj mazhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë e cila lajmëron më shumë se çdo gjë tjetër, protesta të fuqishme popullorë”, deklaroi për gazetarët Berisha më 5 shtator jashtë parlamentit.
Por në të vërtetë e vetmja protestë e thirrur nga opozita në muajin shtator ishte ajo e mbajtur tek inceneratori i Tiranës, nga Partia e Lirisë më 13 shtator 2022, protestë e cila dështoi për shkak të pjesëmarrjes teje të vogël.
Më 24 shtator gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët në rrjetet sociale Berisha tha:
“Pyetjen tuaj e konsideroj shumë të drejtë dhe ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte e padurueshme. Ndaj dhe protestat dhe grevat e gjithanshme do të jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim.”
Më pas u tha se protestat e opozitës të kombinuara më greva pritet të nisin në tetor, por sërish nuk u dha asnjë datë konkrete.
Populli opozitar priti që nëse kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit do t'i thërriste për protesta për rritjen e çmimeve, rritjen e naftës, për korrupsionin, vjedhjet por kjo gjë nuk ndodhi as në muajin tetor.
Pasi kishin kaluar më shumë se dy muaj nga deklaratat e fuqishme, u vendos që më 12 nëntor 2022 të mbahej një protestë e thirrur nga opozita.
Më 12 nëntor mbi tre orë qytetarët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën ku u kërkua sërish largimi i kryeministrit Edi Rama, por sërish as kjo protestë nuk dha frytet e veta pasi Rama jo vetëm që nuk është larguar, por çdo ditë zbulohet një skandal i ri i qeverisë së tij. Madje ka ndodhur gjithmonë e kundërta; duket se dyshja Rama-Metaj sa më shumë qëndrojnë në skenë dhe flasin e organizojnë protesta, aq më shumë ai gjen alibi për të qëndruar kur ndërkohë ka rënë nën peshën e korrupsionit të tij dhe është izoluar nga SHBA dhe Perëndimi.
Më pas u caktua sërish një protestë më datën 6 dhjetor ditën kur në Tiranë u mbajt për herë të parë samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ditë në të cilën Berisha qëllohet me grusht nga Gentian Shehun.
Edhe në këtë ditë pjesëmarrja linte për të dëshiruar. Në shesh ishin mbledhur një grup i vogël njerëzish. Kjo ishte një protestë që nuk e fshehu se ishte kundër Perëndimin, edhe pse e maskuar me sloganin; Mos mbështesni regjimin e Ramës!
U desh sërish të kalonin dy muaj që opozita të thërriste një tjetër protestë atë të ditës së sotme, protestë në të cilën është premtuar se do të ketë pjesëmarrje të madhe.
Përveç faktit se protestat e organizuar nga opozita janë shumë të rralla gjithashtu ato nuk kanë dhënë asnjë lloj impakti, pasi jo vetëm që Rama nuk është larguar por pjesëmarrje sa vjen dhe zvogëlohet.
Nga ana tjetër protesta e 11 shkurtit më së shumti po ngjason si e organizuar kundër ndërkombëtarëve. Në ditët përpara saj Sali Berisha më shumë ka folur me gjuhë të ashpër kundër ambasadorëve të SHBA dhe Britanisë së Madhe, vende që e kanë shpallur Non Grata. Akuzat dhe “kërcënimet” vetëm një ditë para protestës përveç korrupsionit të tyre ishin edhe për video erotike, të cilat Berisha tha se i dispononte, por nuk mund ti publikonte.
Kurse Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion” të së enjtes u tregua edhe më e sinqertë kur deklaroi hapur, se kjo protestë ishte "kundër telendarëve ndërkombëtarë”. U mbyll edhe kjo protestë në mënyrën më të dështuar për nga pjesëmarrja, por jo vetëm. Për të mbuluar pafuqinë, Berisha i futi edhe një xhiro dhe hipi mbi bunker i rrethuar vetëm nga truproja të shumta dhe 2-3 deputetë të Foltores. Gjithsesi Revolucioni Berisha vazhdon marshimin, por që sot si një Komedi!/Alfapress.al
-
-
-
-
PROFIL/ Gazment Bardhi tradhëton euroatlantizmin dhe Lulzim Bashën
11 Shkurt, 11:52 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128