Shqipëria në prag të stuhisë antikorrupsion dhe eleminimit të politikës së tranzicionit!

1 Gusht 2023, 10:50 / EDITORIAL NGA RED VARAKU

Shqipëria në prag të stuhisë antikorrupsion dhe eleminimit
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë jetik përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE si e vetmja mënyrë për të mbrojtur rajonin nga influencat ruse dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë kontekst të ri, kontekst që prodhoi dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndëshkimi dhe eliminimi i korrupsionit të lartë është hapi që pashmangshmërisht i paraprin integrimit dhe ilustrimi më i mirë për këtë është rasti i Kroacisë, e cila u pranua menjëherë në BE pasi sistemi i reformuar drejtësisë atje arriti të ndëshkojë nivelet më të larta të politikës.

Provat që sinjalizojnë një zhvillim identik me zhvillimet në Kroaci, zhvillime të cilat hapën dyert e integrimit të Kroacisë në BE duket se kanë filluar të ravijëzohen.

Arrestimi i Sajmir Tahirit, Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Vangjush Dakos si dhe urdhëri për arrestimin e njeriut kyç për korrupsionin e kësaj mazhorance , ish-ministrin e financave dhe njekohesisht ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, tashmë janë fakte të pakontestueshme që goditja ka filluar.

Ato janë prova që sinjalizojnë se instrumenti që do të prodhojë goditjen e korrupsionit, tashmë ka filluar të japë produktet e para, por sigurisht duhen goditje në nivele edhe më të larta për të realizuar objektivin për të cilin i krijua.

Nisur nga këto zhvillime, nisur dhe nga emergjenca që ka rajoni për tu integruar në BE, kuptohet që muajt në vazhdim do të jenë muajt më të rëndësishëm për Shqipërinë pas ndryshimeve politike që prodhuan vitet nëntëdhjetë.

Kryeobjektivi do të jetë goditja shtyllave të korrupsionit dhe eliminimi i i establishmentit të korruptuar politik të tranzicionit, ku sigurisht rolin qëndror për këto zhvillime kuptohet e ka vetëm drejtësia.

Kështu që në muajt në vazhdim ndëshkimi i establishmentit të korruptuar politik, ekonomik dhe financiar jo vetëm që është i pashmangshëm, por ai është hap jetik në axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE, çka siç e thamë më sipër është dhe kryeobjektivi i axhendës Amerikane.

Goditjet që pritet të ndodhin kanë si objektiv përmbysjen e establishmentit të korruptuar politik të tranzicionit dhe krijimin e një efekti katarsisi në shoqërinë shqiptare, katarsis që më pas do të bëjë të mundur një rimëkëmbje të vërtetë, jo vetëm morale dhe politike, por edhe ekonomike.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128