Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe ramizëm!

31 Gusht 2023, 13:58 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

Në fillim bëhesh "fitues", pastaj "i dashur dhe popullor" dhe më pas "i vetmi", duke eleminuar çdokënd që mendon ndryshe dhe të zë rrugën drejt pushtetit absolut. Në fund shdërrohesh në "idhull", kur në fakt je një diktaror i urryer. Ky rrugëtim në Shqipëri njihet si enverizëm.

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

Enver Hoxha "fitoi" luftën, mori pushtetin, krijoi ushtrinë e enveristëve, eleminoj çdo mik e bashkëpunëtorë që mendonte ndryshe dhe vinte në dyshim idhullin e tij, u bë "legjendë dhe historik", por historia në fund, e ftohtë dhe pa pikë mëshire, e futi në kapitullin e liderëve më shkatërrimtarë dhe më të urryer që ka pasur ky vend. Ky ishte fundi i Enverit, por enverizmi e la farën, edhe pasi Shqipëria u bë pluraliste dhe demokratike. Enverizmi sot rezulton i maskuar si ramizëm dhe berishizëm.

Hiqni formën dhe ambalazhin e të treve dhe do habiteni kur të konstatoni, se thelbi është një. Qetësohuni 5 minuta dhe analizoni me logjikë dhe fakte. Merrni rrugëtimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, në pushtet dhe sot në drejtimin e lëvizjes Rithemelimi.

Sa lejohet mendimi ndryshe, sa grupe armiqësore ka zbuluar, sa "tradhëtarë" nxorri dhe "pushkatoi", që nga dita që morri frenat e PD?

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

Ashtu si Enveri që erdhi në pushtet me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun e të tjerë dhe u katandis me Pali Miskën dhe Lenka Çukon, njësoj edhe Berisha nga Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Neritan Ceka e qindra të tjerë bashkëthemelues të PD dhe pluralizmit, sot rrethohet nga Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Edhe trinjaku Edi Rama, pikë për pikë, njësoj po e mbyll. Nga Arta Dade, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Shkëlqim Cani e qindra të tjerë intelektualë e ekspertë, përfundoj me Taulant Ballën, Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon apo Belinda Ballukun që nuk di si të gjejë "diplomat" e shkollimit. Njësoj si Enveri edhe Rama me Berishën kanë krijuar kultin e tyre të liderit absolut në parti dhe kur janë në pushtet, ata janë udhëheqësi-parti-shtet.

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

Ose je me ata, ose je armik i betuar i tyre dhe gjej vrimë ku të futesh. Njësoj si familja e Enverit edhe familjet e tyre janë më të zotat, më të suksesshmet dhe ju takon të jetojnë në luks më shumë se sa e meriton çdo shqiptar tjetër " i paaftë".

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

Nuk u shkon kurrë ndërmend se janë të zëvendësueshëm dhe të ikin nga skena, as pas "vdekjes". Edhe kur kapen si hajdutë, rrënues të vendit, vetëm ata nuk kanë faj. Idhujtarët e tyre janë pakicë por meqenëse ulërasin, të "vrasin" për liderin, shkulin edhe leshtë e kokës për Idhullin, ngjasojnë si shumicë. Që Edi Rama dhe Sali Berisha, si profile karakteriale dhe politike janë gatuar në kuzhinat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, këtë e dinë të gjithë shqiptarët.

Si mbijetoi enverizmi në demokraci, duke u maskuar si berishizëm dhe

I pari ish-komunist i devotshëm, i dyti i rritur në prehrin e nomeklaturës. Por nuk është ky problemi. Mallkimi i shqiptarëve qëndron te fakti se klasa udhëheqëse e këtyre 32 viteve që duhet të ishin demokraci, pluralizëm dhe shtet ligjor, në fakt ka qenë enveriste.

Veçse e maskuar si berishiste dhe ramiste. Ndryshimi i vetëm është se këta vërtet e kopjuan diktatorin në parti dhe pushtet, por meqenëse janë në "demokraci" dhe "kapitalizëm", i futën edhe një të pasuruar marramendëse.

Enveri i bëri paratë e shqiptarëve, burgje, bunkerë, tela me gjemba për klone, tanke e avion që të mos binte kurrë nga pushteti, këta i kanë bërë kompani kapitaliste, vila, resorte, toka, kulla e llogari bankare jashtë vendit, me zero që nuk mbarojnë./Alfapress.al

Po ndodh...