Të vërtetat e hidhura të shtetit shqiptar që i zbuluan tifozët e Feynord dhe Romës

25 Maj 2022, 14:38 / EDITORIAL NGA SOKOL SHAMETI

Të vërtetat e hidhura të shtetit shqiptar që i zbuluan

Nata e mbrëmshme që e vendosi qendrën e Tiranës nën pushtetin e turmave të dehura huligane të cilat sulmuan makina e oficerë policie, thyen xhama dyqanesh e makinash, rrahën vendasit, e u vërsulën rrugëve si qen të zgjidhur nga zinxhiri, u ngriti vellon disa të vërtetave të hidhura:

1- Sikurse është vënë re me kohë, Shqipëria është një vend me prani të lartë policore, por kjo dendësi e kudondodhur uniformash në jetën tonë të përditshme del se shërbeka më shumë si formë presioni të vazhdueshëm psikologjik mbi ne, si një lloj kostumografie permanente që e ushtron rolin e vet vetëm si mjet butaforik frikësimi. Provë për këtë është realiteti i pashqetësuar i kriminalitetit vendas, ku hesapet lahen pa teklif e koburja “këndon” ditë e natë. Si përballë tyre, edhe përballë masash të mëdha njerëzore me të cilat s‘pi ujë aktrimi, kjo lloj filozofie dështon.

2- Me të varfrin e papërkrahur, të pafuqishmin e vetëm dhe hallexhiun fillikat, kjo lloj policie shfaq fytyrën tiranike të një tigri. Nga ana tjetër, kur përballë ka të pasurit e organizuar, të cilëve u del për zot një autoritet virtual i madh e me ndikim, kjo polici kthehet në një shqerrë të merakosur për të drejtat e njeriut.

3- Pakënaqësia e protesta shqiptare nuk ka krijuar dot veprim kolektiv dhe këtë dobësi fragmentare e të çorganizuar as në nivel grupesh tifozerike, deri një trupë policore si ajo e mësipërmja, ia del ta shtypë me sukses.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128