Egnatia nuk ndalet/ Përmbys Skënderbeun dhe merr fitoren e tretë radhazi

4 September 2026, 23:45 / SPORT ALFA PRESS

Egnatia nuk ndalet/ Përmbys Skënderbeun dhe merr fitoren e tretë

Egnatia vijon me ritëm të plotë në kampionat. Kampionët në fuqi mposhtën 2-1 Skënderbeun në Rrogozhinë, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke ruajtur vendin në krye të renditjes.

Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 14-të. Albanese mori një top në zonë dhe zhbllokoi sfidën për Egnatian.

Skënderbeu reagoi dhe barazoi në minutën e 34-t. Pas ndërhyrjes së VAR-it, korçarët fituan një penallti. Nasr u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores. Egnatia pati disa tentativa për të fituar një tjetër penallti, ndërsa Skënderbeu rrezikoi portën e Dajsinanit.

Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 84-t. Albanese shërbeu për Loukili, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë. Goli u kontrollua nga VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por u konfirmua.

Në minutat e fundit Skënderbeu nuk arriti të barazojë dhe Egnatia mori tri pikët. Me këtë fitore, skuadra e Nevil Dedes regjistron suksesin e tretë radhazi në kampionat dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes.

Kategoria Superiore, Java 3
Egnatia – Skënderbeu 2-1
Albanese 14’, Loukili 84’ – Nasr 34’

Po ndodh...

ide