
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit

Katër banka ndërkombëtare, me ekspertizë në proceset e emetimit të eurobondeve do të udhëheqin Shqipërinë në daljen në tregjet e huaja për të marrë borxh gjatë këtij viti.
Ministria e Financave ka shpallur fituese të JP Morgan; Deutsche Bank, Intesa Sanpaolo Bank dhe Societe Generale, duke i përzgjedhur ato si bashkërregulluesë Kryesorë (Joint Lead Managers) për të drejtuar procesin e emetimit të Eurobondit në tregun ndërkombëtar.
Eurobondi me vlerë 600 milionë euro pritet të merret përpara muajit mars të këtij viti dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Synimi është që eurobondi i ri të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbente nevojave të vendit.
Borxhi pritet të merret me interes më të ulët sesa eurobondi 600 milionë euro i vitit 2023 që ishte 5.9%, për shkak se pas reduktimit të inflacionit bankat qendrore po lehtësojnë politikat e tyre monetare duke ulur normat bazë të interesit.
Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.
Në total borxhi publik për këtë vit pritet të zbresë në 55.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 56.3% i pritshëm për vitin e shkuar. Sipas skenarit bazë të Ministrisë së Financave borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe të zbresë në rreth 48.5% në vitin 2031. E përkthyer në vlerë viti 2025 planifikohet të mbyllet në vlerën 14 miliardë e 578 milionë euro.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128