
Barnat rimbursohen pak, qytetarët paguajnë më shumë nga xhepi

Pacientët që vuajnë nga probleme të ndryshme kardiake, apo i janë nënshtruar interventeve në zemër, përballen shpesh me fatura të shtrenjta për blerjen e barnave cilësore.
Arsyeja është, se barnat e shtrenjta, të domosdoshme për disa kategori pacientësh, nuk përfshihen në listën e barnave të rimbursueshme ose rimbursohen në masë të ulët, duke i lënë qytetarit barrën më të madhe të pagesës.
Brilique një prej ilaçeve që përdoret tek pacientët që kanë probleme me furnizimin me gjak në arteriet koronare, nuk është e përfshirë në listën e barnave të rimbursuara dhe kushton 8 653 lekë.
Fibrilacioni arterial, mjaft i shprehur në popullatën shqiptare, ka një ndër alternativat më të mira të trajtimit, Eliquis, bar ky i përfshirë në listë por në vlerën 7 660 lekë që kushton ky ilaç. Vetëm 10% e mbulon shteti, pjesa tjetër paguhet nga pacienti.
E njëjta gjë është edhe për Roteas, një ilaç që përdoret për të parandaluar strokun, apo siç njihen nga popullata goditjet në tru. Një paketë e këtij medikamenti kushton 7 611 lekë dhe rimbursimi është në masën 15%.
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128