Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë? Lezhianët, rreth 47 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 9 mln euro më pak

6 Shkurt 2025, 14:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë?

Referuar publikimit të Bankës së Shqipërisë për depozitat bankare, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar për të kuptuar se cilat qarqe të vendit kanë arritur të kursejnë më shumë gjatë vitit 2024. Lezha, është në vend të parë, me depozitat nëpër banka që janë rritur me 16.3% gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin 2023. Më pas ndjek Vlora, me një rritje prej 8.3% të depozitave bankare. Pas Vlorës, në terma rritje vjetore të depoztave pozicionohen Shkodra dhe Durrësi, që i shtuan kursimet e tyre në banka me  4.7% dhe 4.3% respektivisht. Në tre vendet e fundit renditen Tirana, Fieri dhe Elbasani.

Nëse analizojmë shifrat në terma absolutë, pra rritja e depozitave sipas qyteteve në vlerë rezulton se Tirana që mban vendin e parë ka rritur depozitat bankare me 32.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, ose me 330 milionë euro. Në vend të dytë ndjek Vlora, me rreth 76 milionë euro rritje dhe Durrësi mban vendin e tretë, me 49.5 milionë euro më shumë para në bankë gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2023.

Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë?

Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë?

Po ndodh...