
Euro në rënie të lirë, arrin në nivelet më të ulëta në raport me lekun

Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të hënë 114.86 lekë, me kursin e Bankës së Shqipërisë.
Rënia në këto nivele u pa edhe në fund të vitit 2022, në sezonin e festave.
Agjentët e këmbimit valutor thonë se gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta.
Nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, nga individët.
Ndikim në favor të zhvlerësimit të euros dhe forcimit të lekut mund të ketë dhënë edhe bilanci tregtar i vendit.
Sipas INSTAT, për muajin janar defiçiti tregtar u ul me 70% krahasuar me dhjetorin.
Edhe turizmi po bëhet një faktor me ndikim gjithnjë e më të rëndësishëm në bilancin e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit valutor.
Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbëhen nën 108 dhe 129 lekë.
Zhvlerësimi i shpejtë i valutës së huaj, sidomos ai i Euros godet bizneset eksportuese dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128