FOTO-ja e tyre bëri xhiron e rrjetit/ Lumbardhi reagon pas aludimeve për një lidhje me Semi Jaupaj

1 Korrik 2025, 23:57 / SHOWBIZ ALFA PRESS

FOTO-ja e tyre bëri xhiron e rrjetit/ Lumbardhi reagon pas aludimeve

Lumbardh Salihu fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova dhe këngëtarja Semi Jaupaj janë përfolur në median rozë se kanë nisur sëbashku një romancë.

Lidhur me lajmet që po qarkullojnë në rrjet ka reaguar për herë të parë Lumbardhi. Teksa ka qenë i ftur në emisionin “Studio A”, Lumbardhi ka sqaruar qartë se raporti mes tij dhe Semit nuk ka karakter romantik, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një miqësi të zakonshme.

“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë.”– tha ai duke i hedhur poshtë spekulimet që kanë qarkulluar së fundmi.

Aludimet nisën pas disa shfaqjeve të përbashkëta të tyre në rrjetet sociale, ku Lumbardhi dhe Semi u panë të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Kjo mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se ka nisur një romancë të mundshme mes tyre.

FOTO-ja e tyre bëri xhiron e rrjetit/ Lumbardhi reagon pas aludimeve

 

Po ndodh...

ide