
Gati kartat e reja me naftë falas për fermerët

Ka nisur shpërndarja e kartave të reja me naftë tek fermerët për punime të mekanizuara në bujqësi, nga fondi shtesë i vënë në dispozicicion nga paketa e rezistencës sociale prej 500 milionë lekësh. Ministria e Bujqësisë parashikon që brenda muajit shtator të përfitojnë 9 mijë fermerë të tjerë, nga sa kanë përfituar deri më tani.
Në total janë afro 27 mijë fermerë në të gjithë vendin që janë kompensuar me naftë për të kryer punët bujqësore pa kosto të shstuar. Kjo mbështetje është dhënë me qëllim që të parandalohet rritja e kostove të prodhimit për produktet bujqësore dhe fermerët të nxiten që të punojnë tokën.
Subjektet përfituese të skemës mbështetëse të naftës për bujqësinë janë ato subjekte, të cilët për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore dhe që plotësojnë disa kritere.Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese, madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 0.4 ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimet e fermerëve bëhen on line përmes e-albania.
-
Zbardhet skema/ Ja si pastrohen milionat në Shqipëri përmes kazinove
16 Shtator, 17:30 -
-
Naftë kontrabandë në Korçë, sekuestrohen 260 litra
16 Shtator, 15:06
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128