“Inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë 2025”, Sejko: Faktor ndikues, edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike

5 Shkurt 2025, 16:19 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

“Inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare vijon në trend pozitiv.

Në një konferencë për shtyp, Sejko deklaroi se inflacioni pritet të kthehet në objektivin e 3 përqindëshit brenda vitit 2025. Sipas tij, një ndër faktorët që pritet të ndikojë është edhe ulja e çmimit të energjisë.

“Aktiviteti ekonomik pritet të rritet i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit.

Edhe punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje, duke rritur mirëqenien. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv 3 përqind gjatë 2025.

Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombnëtare dhe ecuria më e qëndrueshme e kursit të këmbimit. Një faktor që do të ndikojë në uljen e inflacionit gjatë 2025 pritet të jetë edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjet.”, u shpreh mes të tjerash Sejko.

 

Po ndodh...