INSTAT: Numri më i madh i ndërmarrjeve i përqendruar në Tiranë

Rreth 65% e ndërmarrjeve janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Durrës dhe Fier.
INSTAT publikoi të dhënat mbi regjistrin e ndërmarrjeve për vitin 2021 sipas të cilit në numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 54.641 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.261 ndërmarrje.
Për nga ndarja rajonale, referuar të dhënave, rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan, ku janë përqendruar 52,4% e ndërmarrjeve. Të punësuarit në këtë rajon zënë 58,2% të të punësuarve gjithsej.
I njëjti trend është ruajtur dhe sa i takon ndërmarrjeve të reja të regjistruara. Sipas INSTAT-it, ndërmarrjet e regjistruara gjatë këtij viti janë përqendruar gjithashtu në rajonin qendër përkatësisht me 61,4%.
Në total, numri i ndërmarrjeve aktive që ushtrojnë aktivitet ekonomik brenda territorit të vendit llogaritet 118.627 në fund të vitit 2021.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
