Luhatjet e kursit të këmbimit / Mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë

31 Mars 2024, 21:08 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Luhatjet e kursit të këmbimit / Mbyllen kreditë në euro,

Për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit të monedhave te huaja bizneset dhe individët po mbyllin para kohe një pjese te kredive ne euro duke i zëvendësuar ne kredi ne leke.

Sipas te dhënave te Bankës se Shqipërisë gjate 3 mujorit te fundit te 2023 janë mbyllur 90 kredi ne euro me një shume prej 4.6 miliardë lekë.


Shifër kjo e cila konstaton tre here me e larte se periudha paraardhëse sa i përket ndryshimit të monedhës së marrë hua.

Megjithatë sa i takon kërkesës për kredi nga biznese ato kane qene te luhatshme përafërsisht deri ne 5% kjo për shkak te likuiditetit.

Sipas madhësisë se bizneseve huamarrja ka qene kryesisht e bizneseve te vogla dhe te mëdha, dhe me pak i mesmi.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Turqi, Erdogan në disavantazh, renditet forcë e dytë
E ndare sipas sektorëve vlera e kredisë ka shkuar me se shumti për sektorin e turizmit dhe shërbimeve ndërsa financimi për industrinë është tkurrur, i ndërtimit, bujqësisë duket se ka mbetur pothuajse ne te njëjtat nivele paraardhëse.

Nga ana tjetër marrja e financimit nga ana e qytetareve për blerjen e një banese është ngadalësuar gjate kësaj periudhe.

Referuar te dhënave kredia për blerje banese rezultoi ne 10.1%, 3% me pak se periudha paraardhëse. Shkak për këtë janë bere çmimet e larta te jetesës dhe shtrëngimi i buxhetit familjar. Nga ana tjetër kredia për konsum është rritur me norma te larta ne 10.6%

Megjithatë sipas dokumentit pasja e një kredie ne leke është me favorizuese kjo për shkak se normat e interesit janë me te ulëta sesa për kreditë ne euro.

Tjetër faktor është edhe se sistemi bankar te mundëson ndryshimin e monedhës se kredisë pa penalitete.