Çmimet e importit ngadalësohen, por kostot e prodhimit të biznesit vijojnë rritjen

7 Mars 2023, 08:23 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Çmimet e importit ngadalësohen, por kostot e prodhimit të

Indeksi i Çmimeve të Importit, i cili mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas, ka shfaqur shenja ngadalësimi për të dytin tremujor radhazi në periudhën tetor-dhjetor 2022, ndërsa ishte rritur me shpejtësi në 6 mujorin e parë.

INSTAT njoftoi se Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2022, arriti 112,4 kundrejt vitit 2020.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2021, indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 6,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,9%. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022 indeksi shënoi rritje me 0,8%.

Sipas INSTAT, Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 19,4%. Indeksi në seksionin “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 14,9%, krahasuar me një vit më parë.

Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 91,4% shënoi një rritje me 5,9%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,4%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 10,8%, “Prodhimi i pijeve” me 10,0%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,3%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 9,0%, “Metalurgjia” me 8,7%, “Prodhimi i tekstileve” me 8,0%, “Prodhimi i pajisjeve elektrike” dhe “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 7,9% secila, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 6,8%, etj.

Kostot e prodhimit të biznesit vijojnë rritjen

Ndërkohë, kostot e prodhimit të bizneseve kanë vijuar rritjen, sipas një publikimi tjetër të INSTAT. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 127,6 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e katërt 2021 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 21,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,6%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e katërt 2022 shënoi rritje me 2,3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Sipas INSTAT, Krahasuar me tremujorin e katërt 2021 rritja me e madhe e çmimeve prej 36,7% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 31,0%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 18,2%.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 36,5%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 27,5%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 26,5%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 24,3%, etj. Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 4,4%, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 0,1%.

Rritjen më të lartë e shënuan produktet e destinuara për eksport. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit shënoi rritje prej 24,2%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 79.6%, pasuar nga seksioni “Industri Nxjerrëse” me 33,3%, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 27,1% dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 10,5%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas shënoi rritje me 19,4%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 28,7%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 25,5%, seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 14,1% dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,8%./Monitor 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128