Ministria e Financave: Të ardhurat nga akciza 57,8 miliardë lekë, gjatë 11-mujorit

29 Dhjetor 2024, 18:08 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ministria e Financave: Të ardhurat nga akciza 57,8 miliardë lekë,

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-nëntor janë realizuar në masën 57,8 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 4,8 miliardë lekë, ose 9,1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 64,3 miliardë lekë, 5,9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2023.

Në buxhetin e vitit 2025, të ardhurat nga akciza programohen 66,984 milionë lekë lekë, ose 2,6 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2024.

Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e të ardhurave nga akciza që gjeneron rritja ekonomike shtesë; rritjen e sasive të importit dhe konsumi i mallrave si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., si dhe rritjen e nivelit të akcizave për shkak të zbatimit të kalendarit të rritjes së niveleve të akcizës për duhanet.

 

Po ndodh...