
Nafta, në nivelin më të ulët në 4 muaj

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore për të katërtën javë me radhë. Të enjten, ndërkohë, çmimet e naftës ranë me mbi 5%, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës dhe prekën nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 73 dollarë për fuçi. të dyja kontratat kanë humbur rreth 1/6 e vlerës së tyre gjatë katër javëve të fundit.
OPEC dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kanë parashikuar të dyja shtrëngime të ofertës në tremujorin e katërt, por disa të dhëna kryesore ekonomike nga e gjithë bota, sugjeruan se kërkesa ishte më e zymtë se parashikimet.
Rënia e çmimeve të naftës, gjatë kësaj jave, u shkaktua kryesisht nga rritja e madhe rezervave të naftës bruto në SHBA dhe prodhimit në nivele rekord, që sipas analistëve shkaktoi shqetësime për kërkesën e dobët në konsumatorin më të madh të naftës në botë.
Ndërkohë, JPMorgan tha të premten se gjurmuesi i kërkesës globale për naftë tregoi se kërkesa ishte mesatarisht 101.6 milionë fuçi në ditë në gjysmën e parë të nëntorit, rreth 200,000 fuçi në ditë më të ulët se parashikimet. Analistët shprehen se rënia e fundit e çmimeve ka të ngjarë ta detyrojë Arabinë Saudite të shtyjë shkurtimet e prodhimit të naftës deri në vitin 2024. Për këtë arsye, investitorët po presin me interes takimin e OPEC dhe aleatëve të tjerë, që zhvillohet më 26 nëntor në Vjenë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128