Ndryshon ligji/ Kush ka marrë kredi para ’98-ës dhe Kredi Sovrane gjatë pandemisë, duhet të kthejë lekët

3 Qershor 2023, 15:30 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndryshon ligji/ Kush ka marrë kredi para ’98-ës dhe Kredi

Qeveria ka paraqitur në parlament projektligjin për ndryshimin e formës së mbledhjes së kredive të pashlyera.

Sipas dokumenti bëhet fjalë për huatë e marra që para vitit 1998 nga rreth 10 mijë persona, por edhe për subjektet që përfituan nga garancitë sovrane të periudhës së pandemisë.

Projekti parashikon që të jetë agjencia që do të ndjeki në komunikim me Ministrinë e Financave të gjitha procedurat, por në asnjë rast e drejta nuk do t’i kalojë bankave të nivelit të dyte.

Në rastet ekstreme bashkëpunimi do të jetë me përmbaruesit dhe përmes shpalljes së falimentit duke realizuar shlyerjen e detyrimit të marrë.

Sa i përket debitorëve të para vitit 1998 janë 90 milionë lekë që shlyhen çdo vit pranë Agjencisë, e cila propozohet të transformohet por që i përket vetëm 1.53 për qind e shumës totale.

Ndërkaq janë në total 548 subjekte që kanë marrë kredi sovrane, por që nuk i kanë kthyer që do të përfshihen në skemën e re. për ta synohet që çdo vit të rimblidhen 8 milionë lekë, nga shuma 527 milionë e konsideruar e pambledhur

Në total gjatë pandemisë covid 19 u dhanë përmes garancisë sovrane 6,5 miliardë lekë kredi.

Në arsyetimin për propozimin e draftit thuhet se ligji aktual nuk parashikon të gjitha zhvillimet, dhe parë faktin se duhet ndryshuar më shumë se 40 për qind e tij, u vendos përgatitja e një legjislacioni të plotë.

 

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128