Në Shqipëri çdo ditë, 7 gra rrihen/ Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në marrëdhënie familjare

30 Qershor 2025, 21:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Në Shqipëri çdo ditë, 7 gra rrihen/ Në 6 muaj 1260

Referuar statistikave të policisë shqiptare, çdo ditë rreth 7 persona denoncojnë dhunë në marrëdhëniet familjare.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, janë regjistruar 1260 denoncime të kësaj natyre, duke e kthyer këtë fenomen në një alarm social.

Denoncimet pasohen me urdhër mbrojtje të lëshuara nga gjykata për periudha të caktuara që variojnë nga një muaj deri në një vit, por kjo nuk e ndal dhunën.

Pas çdo shifre fshihet një histori, një nënë, një fëmijë, apo shpesh herë edhe të moshuar të cilët dhunohen nga personat që presupozohet t’iu ofronin dashuri dhe mbrojtje

Vetëm një ditë më parë në Tiranë përfunduan në derën e komisariatit një nënë 39-vjeçare pasi rezultoi se dhunonte të bijën e saj të mitur ndërsa në një rast tjetër një 31-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj xhaxhait dhe gjyshes së tij, si dhe u kishte dëmtuar disa pajisje.

Sipas të dhënave zyrtare, shumica e viktimave të dhunës janë gra dhe fëmijë, ndërsa në shumë raste dhuna ndodh në heshtje, pa u denoncuar çka tregon se shifra reale e këtij fenomeni mund të jetë edhe më e lartë.

 

Po ndodh...