Pse dimri i vështirë i Europës, do të thotë acar për Shqipërisë

9 Shtator 2022, 09:54 / EKONOMI ALFA PRESS

 

Pse dimri i vështirë i Europës, do të thotë acar

Nga Irena Beqiraj

Një dimer i egër ne dyer e Eurozones , e cila nuk ngrohet dot as me zjarr i dosjesh.

E ndërsa dje në të gjitha televizionet kombëtare diskutohej për "dosjet e spiuneve" në mediat ndërkombëtare kambanat e krizës ekonomike ishin kryefjala.

Duket se eurozona po shkon drejt një krize te borxhi sovran. Lista e vendeve me brishtësi fiskale përfshin Italinë (e cila në fund të tremujorin të parë të këtij viti e kishte borxhin bruto të qeverisë në 152.6% të PBB-së), Greqinë (189.3% të PBB-së, por me kohëzgjatje mesatare te borxhit më të gjatë), Portugalinë (127%), Spanjën (117.7). %), Franca (114.4%), Belgjika (107.9%) dhe Qiproja (104.9%).

Nivele të tilla të Borxhit mund të bëhen të rezikshme për shkak të perspektivës së dobëta të rritjes, normave më të larta të interesit pa risk, primeve më të mëdha të riskut, dhe mungesës së kapaciteteve fiskale.

Rreziku i një krize të borxhi për qeveritë rritet më tej nga nevoja për të reaguar ndaj krizës së afërt energjetike evropiane.

Pavarësisht progresit për të lehtësuar kufizimet nga ana e furnizimit, Evropa është shumë e varur nga energjia nga Rusia, e cila përbënte 40% të importeve të gazit dhe 27% të importeve të naftës në vitin 2021.

 Rusia ka vendosur të mbyllë gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar , dhe importet evropiane të naftës ruse janë nën embargo.

Industritë e varura nga energjia në eurozonë po luftojnë me çmimet e larta dhe pengesat e furnizimit. Çmimet e energjisë kanë shkuar 700 euro MëH dhe inflacioni vjetor në gusht arriti në 9.1%, nga 8.9% që ishte në korrik.

 Konsumatorët dhe qeveritë po përgatiten për më shumë presion mbi standardet e jetesës gjatë muajve të dimrit, kur konsumi i energjisë do të duhet të rritet. E gjithë kjo reflektohet në një rënie të besimit të biznesit dhe të konsumatorëve.

 Përballimi i krizës kërkon një kombinim të rritjes së transfertave, shkurtimeve të taksave apo zbutje të çmimeve të energjisë, masa të cilat padyshim do të zgjeronin deficitet e qeverive, të cilat nuk kanë mundësi fiskale .

Mbyllja e Nord Stream 1, ndikon veçanërisht në sektorët e prodhimit gjerman dhe italian, ndërkohë që dobësia e euros, e cila është zhytur afër barazisë me dollarin amerikan, do t'i bëjë importet më të shtrenjta edhe eksportet europiane më të lira.

Rritjet e kostos së jetesës do të ulë kërkesën e konsumatorit, megjithëse familjet mund të zbutin ndikimin e çmimeve më të larta duke përdorur kursimet e tyre.

Dimri i vështirë i Eurozonës, do të thotë acar në ekonominë shqiptare . Por ne jemi me fat. zjarri i dosjeve të komunizmit do na e mbajë frymën gjallë, edhe koefidencën lart .

Edhe pas 30 vjetesh "Sigurimi i shtetit" na vendos prioritetet. Nuk është as për të qarë as për të ulëriritur. Ky absurd ka nevojë për heshtje. Heshtje për logjikën kolektive që nuk e patëm kurrë!

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128