Turizmi, tjetër rekord/ Eurostat, Shqipëria me rritjen më të madhe për net qëndrimet

15 Shtator 2023, 19:42 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Turizmi, tjetër rekord/ Eurostat, Shqipëria me rritjen më të

Shifrat e Eurostat tregojnë se në gjashtë muajt e parë të vitit vendi ynë ka rritjen më të fortë të netqëndrimeve në strukturat akomoduese krahasim me vitin e kaluar, duke qenë të partë në Europë.

Rritja për këto gjashtë muaj ishte me 44.1% për Shqipërinë, ndjekur nga pas prej Qipros dhe Malit të Zi. Ndërkohë ndryshimi mesatar i BE në këto gjashtë muaj ishte 12.9%.

Netqëndrimet në total nga janari në qershor kanë arritur 1.7 milionë, ku 64% e tyre ishin nga turistët e huaj. Vendi ynë ka arritur shifrat e Malit të Zi që në këtë periudhë ka 1.79 milionë netqëndrime.
Shifrat e shpenzimeve të turistëve në Shqipëri shënuan gjithashtu një rekord, gati 1.55 miliardë euro që ata sollën në vend në gjashtë muajt e parë.

Këtu nuk janë llogaritur shpenzimet që ata kanë bërë për qiratë ditore në Airbnb, ku janë të listuara rreth 13 mijë banesa private. Ndërkohë INSTAT ka raportuar se përveç hoteleve dhe strukturave të tjera afatshkurtra, Shqipëria ka një rritje të netqëndrimeve me 50% edhe sa i përket kamperave dhe kampingjeve.

Nga shifrat e Eurostat ndërkohë shihet se vendi ynë ka performuar mjaft dobët në dy muajt e parë të vitit, ku rritja e netqëndrimeve ishte anemike. Turizmi malor dhe ai dimëror ende nuk e ka plotësuar ofertën turistike të Shqipërisë, për ta shndërruar në turizëm gjithëvjetor.

Po ndodh...